Flash

Në Mal të Zi protestohet edhe kundër Ballkanit të Hapur

Lapsi.al 29 November 2022
Në Mal të Zi protestohet edhe kundër Ballkanit të Hapur

Mali i Zi është përfshirë nga protesta. Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme. Njëkohësisht, ata kanë kundërshtuar nismën e ‘Ballkanit të Hapur’.

Reagimi i tyre vjen pak ditë pasi Ministria e Çështjeve Europiane kundërshtoi hapur këtë iniciativë, duke thënë se ajo është një nismë personale e dy liderëve, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç. Ndërkohë, presidenti i Lëvizjes Europiane në Malin e Zi, Momçilo Raduloviç, tha në një intervistë për gazetën Pobjeda, se strategjia e re e zgjerimit e Bashkimit Europian e ka varrosur përfundimisht Ballkanin e hapur.

“E thënë fjalë për fjalë, me strategjinë e re të zgjerimit, BE-ja i ka dhënë ‘puthjen e vdekjes’ konceptit dhe praktikës së ‘Ballkanit të Hapur’. Kur një dokument i tillë zyrtar i Bashkimit Europian përmban një udhëzim kaq të qartë me një rezervë të fortë ndaj një nisme që supozohet të jetë një kontribut në procesin e zgjerimit, atëherë kjo do të thotë se nisma nuk ka të ardhme. Këto vlerësime negative për ‘Ballkanin e Hapur’ janë vetëm kulmi i një sërë vërejtjesh të bëra nga individë, ekspertë, organizata dhe zyrtarë të shteteve anëtare dhe institucioneve të BE-së në vitet e fundit”, tha ai.

Sipas ekspertit malazez, ‘Ballkani i Hapur’ lindi për të ruajtur lidhjet korruptive mes Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiç.

“Koncepti i ‘Ballkanit të Hapur’ ka lindur nga marrëdhënia korruptive mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama. ‘Ballkani i Hapur’ nuk është një kontribut për integrimin evropian, por një përpjekje për të ruajtur lidhjet korruptive mes këtyre dy njerëzve dhe dy regjimeve të tyre, duke ngadalësuar ose ndalur procesin e integrimit të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që në të njëjtën kohë, zgjeron ndikimin e këtyre dy liderëve në vendet e tjera, përmes konceptit të sundimit të të gjithë serbëve të rajonit dhe të gjithë shqiptarëve të rajonit.

Pra, nëse mbron ‘Ballkanin e Hapur’, ose je pjesë e disa proceseve korruptive që janë nën kontrollin e këtyre dy liderëve autoritarë, ose po abuzoni me konceptin e ‘Ballkanit të Hapur’ në skenën e brendshme për disa veprimtari politike apo ekonomike të paligjshme.

Kjo vlen edhe për një sërë aktorësh ndërkombëtarë, të cilët kanë zëvendësuar aktivitetet racionale dhe afatgjata për stabilizimin e rajonit me konsiderata afatshkurtra në lidhje me realizimin e karrierës dhe interesave të tyre financiare, të cilat në terma afatgjatë mund të kërcënojnë stabilitetin e rajonit dhe besueshmërinë e një pjese të konsiderueshme të komunitetit ndërkombëtar.

Fatkeqësisht për ne, në qeverinë e Malit të Zi, kemi shumicën e anëtarëve që janë nën ndikimin e dukshëm dhe mbizotërues korruptim të Aleksandar Vuçiç, me një ndihmë më të vogël, por mjaft të fortë nga Edi Rama”, thotë ai.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Korçë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Korçës. Burime nga policia thanë se, një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Drithas. M...

18:19

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI