Flash

Shtrohet në spital liderja e burgosur e opozitës bjelloruse

Lapsi.al 29 November 2022
Shtrohet në spital liderja e burgosur e opozitës bjelloruse

Liderja e opozitës bjelloruse, Maria Kolesnikova është nxjerrë nga burgu dhe është dërguar në terapi intensive në spital. Lajmin e dhanë aleatët e saj. Ata thonë se 40-vjeçarja është në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme. Ajo po mbahet në qytetin lindor të Gomelit pas një operacioni të kryer të hënën.

Kolesnikova u burgos për 11 vjet në vitin 2021. Ajo udhëhoqi protestat masive pas rizgjedhjes së diskredituar të Alexander Lukashenko. Ajo tha se akuzat ndaj saj ishin të sajuara.

"Nuk pendohem për asgjë. Unë do të bëja të njëjtën gjë përsëri" - i tha ajo BBC-së në vitin 2021. Llogaria e zonjës Kolesnikova në Twitter e administruar tashmë nga aleatët e saj, shkruan se "Maria u transferua në spital... dhe u operua më 28 nëntor. Tani ajo është në një gjendje stabile, të rëndë me përmirësim. Në 30 nëntor do të transferohet në departamentin e kirurgjisë."

Grupet opozitare të Bjellorusisë dhe politikani i opozitës i burgosur Viktor Babariko bënë komente të ngjashme. Avokati i saj nuk u lejua ta vizitonte. Në fillim të këtij muaji u mësua se Kolesnikova ishte vendosur në izolim. Nuk dihet pse ajo kishte nevojë për operacion. Ekipi i saj tha në Twitter vetëm se ajo kishte një "patologji kirurgjikale". Autoritetet e burgjeve të Bjellorusisë nuk kanë bërë komente.

LEXO EDHE: Fotot/ Rama kopjon Lukashenkon

Protestat masive në rrugë përfshinë Bjellorusinë menjëherë pasi Lukashenko u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në 2020. Opozita tha se rezultatet ishin të falsifikuara dhe se fituesja e vërtetë ishte Svetlana Tikhanovskaya. Shumë demonstrues u rrahën brutalisht. Të tjerë janë detyruar të ikin në mërgim. Kjo pasi Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994, përpiqet të shtypë të gjitha kundërshtitë.

Në vitin 2020, forcat bjelloruse të sigurisë u përpoqën të deportonin Kolesnikovën në Ukrainë, pasi e kishin rrëmbyer në Minsk. Por ajo nuk pranoi të largohej nga vendi. Ajo grisi pasaportën e saj në kufi dhe doli nga dritarja e makinës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI