Flash

‘Shtypen’ protestat në Kinë, disa u anuluan e të tjera u shpërbënë

Lapsi.al 29 November 2022
‘Shtypen’ protestat në Kinë, disa u anuluan e të

Protestat e Kinës kundër kufizimeve të Covid që shpërthyen gjatë fundjavës duket se kanë rënë, pasi autoritetet fillojnë të shtrëngojnë masat kundrejt tyre. Një prani e madhe e policisë është raportuar në disa qytete, dhe disa tubime u shtypën ose nuk u realizuan. Shumë njerëz janë marrë në pyetje dhe telefonat e tyre janë kontrolluar.

Demonstratat e fundjavës së kaluar erdhën pas një zjarri në një bllok të lartë në Urumqi, në Kinën perëndimore. Ai vrau 10 persona të enjten.

Besohet gjerësisht se banorët nuk mund t'i shpëtonin zjarrit për shkak të kufizimeve të Covid. Autoritetet lokale e kanë kundërshtuar këtë. Si rezultat, mijëra persona dolën në rrugë për ditë të tëra, duke kërkuar fundin e bllokimeve për Covid. Disa madje bënin thirrje të rralla që presidenti Xi Jinping të tërhiqej.

Por të hënën, protestat e planifikuara në Pekin nuk ndodhën pasi oficerët rrethuan pikën e mbledhjes. Në Shangai, barriera të mëdha u ngritën përgjatë rrugës kryesore të protestës dhe policia bëri disa arrestime.

Të këshilluara

Shpërthen vullkani më i madh në botë

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) ka lëshuar një alarm për shpërthimin e vullkanit më të madh aktiv në botë, Mauna Loa në Hawaii. Në dy orët ...

12:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI