Flash

Stoltenberg thirrje për shtimin e ndihmave për Kievin: I pret një dimër i vështirë

Lapsi.al 29 November 2022
Stoltenberg thirrje për shtimin e ndihmave për Kievin: I pret një

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur ditën e sotme se aleanca nuk do të tërhiqet nga mbështetja e saj për Ukrainën, duke u bërë thirrje partnerëve të zotohen për më shumë ndihmë për Kievin që po përballet me një dimër të vështirë.

Takimi i ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht fokusin e ka te rritja e ndihmës ushtarake për Ukrainën, si sistemet e mbrojtjes ajrore dhe municionet, edhe pse diplomatët pranojnë çështjet e furnizimit dhe kapacitetit, por gjithashtu do të diskutojnë edhe ndihmën që nuk përfshin armë.

Një pjesë e kësaj ndihme, mallra të tilla si karburant, furnizime mjekësore, pajisje dimërore dhe bllokues dronësh, është dorëzuar përmes një pakete ndihme të NATO-s, në të cilën aleatët mund të kontribuojnë dhe të cilën Stoltenberg synon ta rrisë.

“NATO do të vazhdojë të qëndrojë për Ukrainën për aq kohë sa të duhet. Ne nuk do të tërhiqemi”, tha Stoltenberg në një fjalim në Bukuresht.

Ai shtoi se e vetmja mënyrë për të krijuar kushtet e duhura për fillimin e negociatave do të ishte që Ukraina të përparonte në fushën e betejës.

Të këshilluara

Shpërthen vullkani më i madh në botë

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) ka lëshuar një alarm për shpërthimin e vullkanit më të madh aktiv në botë, Mauna Loa në Hawaii. Në dy orët ...

12:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI