Flash

Të gjitha rajonet në botë "janë përballur me mot ekstrem këtë vit"

Lapsi.al 29 November 2022
Të gjitha rajonet në botë "janë përballur me mot

Të gjitha rajonet e botës janë përballur me mot ekstrem këtë vit, qoftë me vërshime ashtu edhe me thatësira. Miliarda njerëz nuk kanë pasur ujë të mjaftueshëm për pije, kanë thënë të martën Kombet e Bashkuara. Shumë rajone kanë regjistruar nivele rekorde të thatësisë më 2021. Këtë lajm e ka dhënë Agjencia e OKB-së për Motin në raportin e saj më të ri. Në të janë vlerësuar efektet e këtyre ndryshimeve në klimë, ambient dhe shoqëri.

“Ndikimi i ndryshimeve klimatike kryesisht vërehet përmes ujit. Thatësirat janë më intensive dhe më të shpeshta. Vërshimet janë të shkallës më ekstreme, duke prekur ekonomitë, ekosistemet dhe të gjitha aspektet e përditshmërisë sonë”, ka thënë shefi i Agjencisë së OKB-së për Motin, Petteri Taalas.

Rreth 3.6 miliardë njerëz përballen me kushte joadekuate dhe mot ekstrem sidomos lidhur me qasjen në ujë. Në periudhën 2001-2018, 74 për qind e të gjitha katastrofave natyrore kanë qenë të lidhura me ujin, sipas studimeve të OKB-së. Shkencëtarët tashmë kanë paralajmëruar për rritje të temperaturës së Tokës me 1.2 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale. Temperaturat është thënë se do të vazhdojnë të rriten. Kjo në rast se qeveritë nuk marrin masa për të ndalur emetimet e karbonit./ REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI