Flash

Vendi i parë apo eliminim: Ekuadori përplaset me Senegalin, në një ndeshje për jashtë ose brenda

Lapsi.al 29 November 2022
Vendi i parë apo eliminim: Ekuadori përplaset me Senegalin, në

Ekuadori do të kërkojë të vulosë kualifikimin për në fazën eliminatore të Kupës së Botës, kur të përballet me Senegalin. Në stadiumin Khalifa International ka të ngjarë të jetë një ndeshje "fituesi merr gjithçka". La Tri ka qenë mbresëlënëse në Grupin A, me një fitore ndaj Katarit në debutim dhe një barazim kundër Holandës. Në anën tjetër, Senegali regjistroi një fitore ndaj Katarit, pasi kishte dështuar fillimisht me Holandën.

EKUADORI

Ekuadori ka pasur një fillim të shkëlqyeshëm në Grupin A të Kupës së Botës. Janë ata që kryesojnë renditjen me katër pikë nga dy ndeshjet e luajtura, gjë që i afron ata me 1/8. Gustavo Alfaro është vlerësuar në mbarë botën për aftësinë e tij taktike, duke vendosur skuadrën e tij me ekuilibër. Ekuadori është treguar i aftë për të sulmuar me rrjedhshmëri dhe të mbrohet në numër kur duhet. Enner Valencia shënoi dygolësh kundër Katarit dhe anuloi avantazhin e Gakpo kundër Holandës. Nuk është çudi që hajmalia e Valencias është në krye të listës së golashënuesve të Botërorit me tre gola. Ekuadori natyrisht do të mbështetet shumë tek ai, kundër një prapavije të ndërlikuar të Senegalit. Nëse Ekuadori do të fitonte të tre pikët, ata do të kualifikohen në raundin eliminator të turneut. Madje mund të përfundojnë si fitues të Grupit A, nëse bëjnë më mirë se rezultati i Holandës. Oranje, në fakt, do të përballen me Katarin në të njëjtën ditë.

Lexo më tej: Video/ Valencia i përgjigjet, por Holanda shpëton mirë nga Ekuadori: askush prej tyre nuk kualifikohet

SENEGALI

Senegali gjithashtu i ka dhënë vetes një shans për t'u kualifikuar nga Grupi A, për shkak të fitores ndaj Katarit. Luanët e Terangës u kthyen në lojë për kualifikimin falë golave të Boulaye Dia, Famara Diedhiou dhe Bamba Dieng. Tre pikët e mara në stadiumin Al Thumama ishin absolutisht të domosdoshëm për shanset e tyre për të kaluar në 1/8. Pas një kolapsi zhgënjyes ndaj Holandës në debutimin në Grupin A, fitorja ishte domosdoshmëri. Sigurisht, senegalezëve do t'u duhet edhe një herë të luftojnë pa yllin e tyre Sadio Mane, i cili mbeti jashtë turneut për shkak të dëmtimit. Tekniku Aliou Cisse shpreson që forca goditëse e Dia dhe Diedhiou të vazhdojë të shkëlqejë edhe në ndeshjen e fundit të grupit. Realisht, vetëm një fitore bën punë për Senegalin kundër Ekuadorit. Kjo sepse edhe një barazim ka të ngjarë t'i japë fund shpresave të tyre për lavdi në këtë turne.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Ekuador:

Galindez; Porozo, Torres, Hincapie; Preciado, Mendez, Caicedo, Estupinan; Plata, Sarmiento; Estrada

Formacioni i mundshëm i Senegal:

Mendy; Sabaly, Koulibaly, Diallo, Jakobs; Sarr, Mendy, Gueye, Diatta; Dia, Diedhiou

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI