Flash

Kërcënoi me vdekje nipin për pronën, arrestohet xhaxhai

Lapsi.al 30 November 2022
Kërcënoi me vdekje nipin për pronën, arrestohet xhaxhai

Një 57-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi ka kërcënuar nipin me armë. Ka qenë vetë 30-vjeçari A.S., që ka kallëzuar ngjarjen në polici. Mësohet se në pranga ka rënë I. S., 57 vjeç, banues në Kavajë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi A. S., 30 vjeç, se xhaxhai i tij e kishte kanosur se do ta vriste, për motive pronësie, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Property”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:– I. S., 57 vjeç, banues në Kavajë”-njofton policia.

Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, efektivët e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e shpeshta të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Lindore. Sipas Meteoalb, pritet që vranësirat të pëso...

07:15

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI