Flash

Meta del nga selia e PD pas takimit me Berishën: Dhjetori është muaji i demokracisë

Lapsi.al 30 November 2022
Meta del nga selia e PD pas takimit me Berishën: Dhjetori është

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur shkurtimisht për mediat pas takimit me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Meta rikonfirmoi mbështetjen dhe pjesëmarrjen e tij në protestën e 6 dhjetorit dhe tha se u diskutua siguria e qytetarëve shqiptarë.

“Në datën 6 përballë përgjegjësit për kapjen e shtetit dhe minimit të procesit të integrimit evropian me vite. Sigurinë e Evropës e kërcënon vetëm mafia që përdor shtetin për ta kthyer Shqipërinë në bazë logjistike të mafies ndërkombëtare. Nuk vjen asnjë problem i sigurisë nga qytetarët e Tiranës”, tha Meta.

“Siguria në Shqipëri është nën kërcënimin e mafies në pushtet dhe kurrsesi të qytetarëve të lirë. Së dyti nuk është protestë ndaj kryetarit të bashkisë, pasi bileta e tij është pa kthim më 14 maj, por është njoftuar manifestim pro europian që e gjithë Shqipëria dëshiron të japë mesazh mirënjohje për vendimin me rëndësi edhe gjeopolitik të BE, për të nxitur Shqipërinë dhe vendet e tjera që të ecin në rrugën e integrimit europian. Në Shqipëri nuk ka asgjë dhe s’duhet të ketë asgjë më të rëndësishme se Kushtetuta dhe mbi Kushtetutën është populli europian i Shqipërisë. Dhjetori është muaji i demokracisë. Manifestim paqësor. Dhjetori është muaji i demokracisë dhe i Europës”, shtoi ai.

Takimi zgjati rreth 1 orë, ndërsa Meta nuk iu përgjigj pyetjs nëse u diskutua për primaret në PD.

Bashkë me Metën në selinë blu ishte edhe nënkryetari i PL, Petrit Vasili.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e shpeshta të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Lindore. Sipas Meteoalb, pritet që vranësirat të pëso...

07:15

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI