Flash

Skandali me pagat, Komisioneri gjobit Tatimet me 25 mijë euro

Lapsi.al 30 November 2022
Skandali me pagat, Komisioneri gjobit Tatimet me 25 mijë euro

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është shpallur “fajtore” kryesore për skandalin e rrjedhjes së pagave dhe të të dhënave personale të 637 mijë qytetarëve shiptare dhe është gjobitur me 3 milionë lekë apo 25 mijë euro.

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka ndërmarrë një hetim të zgjatur në kohë sa i takon bërjes publike të të dhënave me sensitive të qytearëve dhe ka dalë me vendim më datën 24 nëntor 2022, ku janë konstatuar 6 shkelje ligjore nga tatimet për të cilat janë vendosur dhe masat administrative përkatëse.

Sipas vendimit të zbardhur nga SCAN TV, gjatë hetimit është konstatuar se “nuk ka norma specifike që rregullojnë ruajtjen, mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave personale, gjatë proceseve përpunuese që zhvillon Kontrolluesi, në përmbushjen e detyrave funksionale".

Gjithashtu, "nuk janë konstatuar procese monitorimi të standardizuara dhe periodike sipas rregulloreve të hartuara për mbrojtjen e aseteve dhe informacionit, për ruajtjen, integritetin, disponueshmërinë dhe konfidencialitetin e të dhënave".

Po ashtu, rezulton se “Drejtoria e Përgjithshme e Tattimeve, nuk ka ndërmarrë masa konkrete në kuadër të trajnimit të punonjësve që kanë akses dhe përpunojnë të dhëna personale lidhur me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Rezulton mosplotësim i detyrimeve në lidhje me ngritjen, administrimin dhe mirëmbajtjen e Sistemit të Menaxhimit së Sigurisë së Informacionit (SMSI) për sa i takon mbrojtjes së të dhënave personale”.

Në vendim thuhet gjithashtu se, Kontrolluesi ka dëshmuar një qasje pjesërisht jobashkëpunuese, e cila, shoqëruar me mosadresimin e kërkesave të parashtruara në lidhje me dhënien e dokumentacionit dhe mundësimin e aksesit/demonstrimit të funksionimit të sistemit “eTaxation”, sipas kërkesave të grupit të hetimit, ka pamundësuar zhvillimin e gjerë të hetimit administrativ, në lkundërshtim me ligjin.

Ndërkaq, Drejtorisë së Tatimeve i është lënë si rekomandim kryesor që të përcaktojë në mënyrë të qartë databazat në të cilat legjitimohet të ketë akses dhe kategoritë e të dhënave që duhet të aksesoj në secilën databazë si dhe të marrë masa të menjëhershme në drejtim të ndalimit të aksesit të paligjshëm, në ato databaza, aksesi në të cilat, është në tejkalim të parimit të mjaftueshmërisë së të dhënave./ Scan

Të këshilluara

5 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 5 raste të reja me koronavirus nga 99 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si...

18:15

Arrestohet në Holandë shoku i Dumanit

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit ‘Golden Bullet’ është arrestuar nga policia holandeze. Eljo Bitri u kap në Leiden, Hola...

16:44

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI