Flash

Tapiri i Artë gjigant për Juventus: në kërkim të të dorëhequrve gazetarët e parkojnë para Allianz Stadium

Lapsi.al 30 November 2022
Tapiri i Artë gjigant për Juventus: në kërkim të

Pas lamtumirës së bujshme të njerëzve më të pushtetshëm që drejtonin Juventus, bardhezinjtë kanë marrë me vetë edhe ironinë për situatën. Kështu i dërguari i emisionit Striscia la Notizia Valerio Staffelli ka shkuar në Torino. Qëllimi ishte për t'i dhënë një trofe të fundit drejtuesve të Juventusit në largim. Tapiri i Artë gjigant i emisionit satirik është parkuar para stadiumit të bardhezinjve.

Korrespondenti i Stiscia kishte me vete Tapirone dhe Tapirin “klasik”. Ai kërkoi jashtë selisë së klubit të Juventusit për drejtuesit e dorëhequr dhe lojtarët. Kërkimin e "pafat" e zgjeroi edhe në Stadium dhe qendrën sportive Continassa. Presidenti Andrea Agnelli, zëvendëspresidentit Pavel Nedved, CEO-s Maurizio Arrivabene dhe gjithë bordi i drejtorëve dha dorëheqjen, por askush nuk ishte aty.

Lexo më tej: Humbje me Interin e Tapiri i Artë për Allegrin: “Irrati shumë i zoti, tani kujdes Romën”

Nuk është hera e parë që Juventusi merr versionin ekstra large të çmimit të emisionit satirik të Antonio Ricci. Në vitin 2021, pas dështimit të Super League të dëshiruar nga Andrea Agnelli, Staffelli solli Tapiri i artë gjigant në Allianz Stadium. Edhe Max Allegri e ka fituar disa herë Tapirine Artë. Por jo atë gjigant, si ai i vendosur në Allianz Stadium.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI