Flash

Vinin baste sportive të paligjshme, arrestohen dy persona në Durrës

Lapsi.al 30 November 2022
Vinin baste sportive të paligjshme, arrestohen dy persona në

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës. Kjo pasi ata vinin baste sportive nëpërmjet laptopit dhe aparateve celulare. Në pranga ka përfunduar: A. I., 59 vjeç, banues në Durrës (pronari i lokalit), për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara". Këtë vepër ai e ka kryer në bashkëpunim me A. C., 60 vjeç, banues në Durrës.

NJOFTIMI I POLICISË:

 Si rezultat, u godit një rast tjetër i kësaj veprimtarie dhe u arrestuan shtetasit:

-A. I., 59 vjeç, banues në Durrës (pronari i lokalit), për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”, kryer në bashkëpunim; A. C., 60 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, kryer në bashkëpunim. Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të shtetasit A. I., duke vënë baste sportive, përmes laptopit dhe aparateve celulare. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 laptop, 2 aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga lotaritë e paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e shpeshta të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Lindore. Sipas Meteoalb, pritet që vranësirat të pëso...

07:15

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI