Flash

Dokument, firma e Ramës/ Arsyet pse po shembet Prestige resort

Lapsi.al 1 December 2022
Dokument, firma e Ramës/ Arsyet pse po shembet Prestige resort

Askush nuk ka asnjë dyshim se pas hakmarrjes kundër bizneseve të botuesit Irfan Hysenbelliu qëndron Edi Rama. Por, ndryshe nga hamendësimet një gjë të tillë e vërtetojnë edhe shkresat dhe dokumentat. Lapsi.al ka arritur të sigurojë Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit që mban firmën e kryeministrit, ku Prestige Resort renditet mes 24 aplikimeve leja e te cilëve do të anullohet.

Lexo me tej:

Historia/ Pse fadromat e Ramës u rikthyen te Irfani 

Pra nëse më datë 7 mars 2016, vetë shefi i ekzekutivit që atëherë ishte në mardhënie të shkëlqyera me bosin e mediave dhe me televizionin e gazetat e tij, i dha atij një leje në kundërshtim me të gjitha karakteristikat e asaj zone të Golemit, gjashtë vite e gjysëm më pas, në 19 tetor 2022, e ka anulluar atë.

Madje me kënaqësinë e atij që i përdor fadromat - po të huazojmë një shprehje të Fatos Lubonjës-, "si një kompensim të ereksionit të munguar", kryeministri e ka firmosur vetë vendimin.

Mediat e Hysenbellut kanë publikuar gjatë orëve të prishjes një dokument të vitit 2017 ku drejtoresha që është urdhëruar ta prishë sot, e njihte si të ligjshëm objektin (poshte). Por kjo ka pak rëndësi.

 

leja resorti

 

Se në këtë pikë thelbi nuk qëndron nëse objektit i ishte anulluar leja, apo ai e gëzonte atë. Pra problemi nuk është thjeshtë juridik. Sepse po të besojmë për një moment se shefi i qeverisë ka të drejtë, pra se ndërtuesi nuk kishte zbatuar kushtet e lejes, pasi për atë investim mbi 20 milionë euro, nuk kishte paguar disa mijra euro taksa, pra edhe po ta marrim këtë të mirqenë, sërish ngrihet pyetja: Pse qeveria nuk e sekuestroi për ta përdorur për interes publik? A qe më mirë që fadromat të bënin pluhur gjithë atë investim, apo ndoshta ia vlente që, nëse e merrte shteti, t'a shndërronte në një azil, në një pronë publike apo në diçka të dobishme?

Andi Bushati: Dallëndyshet që paralajmërojnë fashizmin 

Natyrisht nuk u veprua kështu pasi nëse ndiqej kjo logjikë do ti mbetej në dorë gjykatës që s'dihet nëse do i jepte të drejtë apo jo qeverisë.

Vendimi duhej marrë arbitrar, arrogant dhe i menjëhershëm. Qëllimi i tij ishte të bënte shembull një botues për të friksuar dhe ndrydhur të tjerët. Prandaj Rama firmosi vetë për anullimin e lejes. Dhe zgjodhi fadromat në vend të asaj që duket e arsyeshme.

©Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI