Flash

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton rezulton pozitiv me Covid-19

Lapsi.al 1 December 2022
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton rezulton pozitiv me Covid-19

Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton është infektuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, permes rrjeteve sociale, ku tregon se ka simptoma të lehta dhe se po trajtohet në shtëpi.

Sakaq, Clinton ka treguar se më parë ka bërë vaksinën, e cila ka ndikuar që ta kalojë më lehtë infektimin.

“Jam mirënjohës që jam vaksinuar dhe përforcuar, gjë që e ka mbajtur rastin tim të butë.

Kam pasur simptoma të lehta, por në përgjithësi jam mirë dhe po qëndroj në shtëpi”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Kujtojmë që pak javë më parë, drejtoresha e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) Rochelle Walensky dhe Komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA Robert Califf gjithashtu kishin rezultuar pozitivë me simptoma të COVID.

Të këshilluara

Vritet kreu i ISIS

Udhëheqësi i ISIS-it është vrarë gjatë një beteje në Lindjen e Mesme. Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, të cilat citojnë një zëdhënës të grupit ekstremist...

19:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI