Flash

Kreu i Pentagonit thirrje Turqisë: Mos ndërmerrni operacion të ri ushtarak në Siri

Lapsi.al 1 December 2022
Kreu i Pentagonit thirrje Turqisë: Mos ndërmerrni operacion të ri

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin i shprehu të mërkurën homologut të tij turk “kundërshtimin e fortë” ndaj një operacioni të ri ushtarak turk në Siri dhe shprehu shqetësim për situatën e përshkallëzuar në atë vend, tha Pentagoni.

Sekretari Austin, në telefonatën me homologun Hulusi Akar, shprehu ngushëllimet për një sulm më 13 nëntor në Stamboll, tha Pentagoni.

“Ai shprehu gjithashtu shqetësim për përshkallëzimin e veprimeve në Sirinë veriore dhe Turqi, përfshirë sulmet ajrore të fundit, disa prej të cilave kërcënuan drejtpërdrejt sigurinë e personelit amerikan që po punon me partnerët lokalë në Siri për të mposhtur ISIS-in,” thuhet në një deklaratë.

“Sekretari Austin bëri thirrje për ulje tensionesh dhe shprehu kundërshtimin e fortë të Departamentit ndaj një operacioni të ri ushtarak turk në Siri.”/VOA

 

Të këshilluara

Vritet kreu i ISIS

Udhëheqësi i ISIS-it është vrarë gjatë një beteje në Lindjen e Mesme. Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, të cilat citojnë një zëdhënës të grupit ekstremist...

19:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI