Flash

Parashikimi i motit: Muaji dhjetor nis me reshje

Lapsi.al 1 December 2022
Parashikimi i motit: Muaji dhjetor nis me reshje

Vranësirat e shpeshta do të vijojnë të jenë dominuese në vendin tonë për gjatë gjithë 24 orëshit në të gjithë territorin Shqiptar. Parashikohet që herë pas here vranësira të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta shiu pjesërisht në zonën e ulët. Sipas Meteoalb, në zonat malore pritet të ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të përfshihet nga vranësirat e shumta gjatë gjithë ditës së enjte dhe pritet që herë pas here vranësirat të shtohen duke sjellë reshje shiu dhe dëbore në vend. Reshjet do të jenë më të dukshme gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në Kosovë.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut vijon të mbizotërohet nga masa ajrore të paqëndrueshme duke sjellë në vend vranësira të shumta, të cilat pritet që të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu dhe dëbore në territor. Parashikohet që reshjet e shiut të jenë prezente në një pjesë të mirë të territorit.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Rajoni i Ballkanit dhe Europa Qendrore do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Gjithashtu me mot të qëndrueshëm do të jetë dhe Europa Lindore. Ndërsa Vendet Nordike mbeten nën ndikimin e reshjeve të dëborës. Po ashtu me vranësira dhe reshje shiu do të jetë Europa Jugperëndimore dhe brigjet e Egjeut.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI