Flash

Rritet kostoja e jetesës/ Vendet më të shtrenjta në botë për të jetuar në vitin 2022

Lapsi.al 1 December 2022
Rritet kostoja e jetesës/ Vendet më të shtrenjta në

Kostoja mesatare e jetesës është rritur me 8.1% në vitin 2022. Shkaktarë të kësaj kanë qenë edhe lufta në Ukrainë dhe pandemia. Të dhënat vijnë prej Indeksit të Kostos së Jetesës në mbarë botën për vitin 2022, e cila ka vlerësuar qytetet më të shtrenjta për këtë vit.

“Lufta në Ukrainë, sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe politikave të Kinës me zero Covid kanë shkaktuar probleme të zinxhirit të furnizimit. Këto të kombinuara me rritjen e normave të interesit dhe ndryshimet e kursit të këmbimit, kanë rezultuar në një krizë të kostos së jetesës në të gjithë botën”, tha Upasana Dutt, kreu i kostos së jetesës në mbarë botën në EIU.

Shkaku më i rëndësishëm i rritjes së çmimeve në Evropën Perëndimore ishte rritja e çmimeve të gazit. Kostoja e një litri benzinë ​​është rritur me 22% krahasuar me këtë periudhë të vitit të kaluar.

Kjo është hera e parë që qyteti më i madh në SHBA, New York ngjitet në vendin e parë, megjithëse në një barazim me fituesin e përhershëm, Singaporin.

10 qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar në vitin 2022

1. Nju Jork dhe Singapori

3. Tel Aviv, Izrael

4. Hong Kong dhe Los Angeles

6. Cyrih, Zvicër

7. Gjenevë, Zvicër

8. San Francisko, Kaliforni

9. Paris, Francë

10. Kopenhagë, Danimarkë

Të këshilluara

H&M së shpejti në Tiranë

Kompania Suedeze e modës H&M po përgatit hapjen e dyqanit të saj të parë në Shqipëri, gjatë pranverës së vitit 2023. Hapja e shumëpritur do të inaugurojë...

11:19

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI