Flash

U rrëzua për shkak të një aksidenti/ ARRSH devijon sensi i lëvizjes Durrës-Tiranë në segmentin e vjetër

Lapsi.al 1 December 2022
U rrëzua për shkak të një aksidenti/ ARRSH devijon sensi i

Një aksident rrugor u bë shkak tre muaj më parë për dëmtimin e mbikalimit të Sukthit. Ai u la në atë gjendje për tre muaj e ndërsa sot ARRSH ka njoftuar se do të nisin punimet për rindërtimin e tij. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se rruga në të dyja senset do bllokohet për 1 orë kështu, që lëvizja e mjeteve duhet të realizohet nëpërmjet rrugëve alternative.

"Autoriteti Rrugor Shqiptar mori menjëherë masat për të ndërtuar një mbikalim të ri dhe sot në orën 22.00 deri në orën 23:00 do të bëhet montimi i elementit horizontal.

-Ky proces kërkon që rruga në të dyja senset e lëvizjes të bllokohet për 1 orë.

-Lëvizja e mjeteve gjatë kësaj kohe do të realizohet nëpërmjet rrugëve alternative.

-Sensi i lëvizjes Tiranë-Durrës do të devijohet në daljen qendër Sukth. Më pas do të vazhdojë lëvizjen drejt Durrësit në segmentin e vjetër Tiranë-Durrës.

-Sensi i lëvizjes Durrës-Tiranë do devijohet në segmentin e vjetër Durrës-Tiranë.

-Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje që po kryhet në këtë aks. ”, shkruhet në postimin e bërë nga ARRSH në Facebook.

Të këshilluara

H&M së shpejti në Tiranë

Kompania Suedeze e modës H&M po përgatit hapjen e dyqanit të saj të parë në Shqipëri, gjatë pranverës së vitit 2023. Hapja e shumëpritur do të inaugurojë...

11:19

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI