Flash

Hapet rruga e re për në Rinas

Lapsi.al 2 December 2022
Hapet rruga e re për në Rinas

Është hapur për qarkullimin e automjeteve rruga e re drejt aeroportit të Rinasit. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte këtë të premte në rrugën e re.

Nga terreni Balluku tha se me ndryshimin e koncesionarit aeroporti i Rinasit ka pësuar ndryshime të mëdha pozitive dhe se lëvizjet dhe fluturimet në aeroport janë shtuar dukshëm vitin e fundit.

“Pas ndryshimit të koncesionarit aeroporti i Rinasit ka pësuar ndryshim të madh. Mbi 26 mijë fluturime gjatë 10 muajve të parë të 2022. 4.4 mln pasagjerë deri në 30 tetor të këtij viti. Deri në fund të vitit do të kemi 5.2 mln pasagjerë. Aeroporti i Rinasit një nga dy aeroportet në rritje gjatë viti 2022”, tha Balluku.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI