Flash

Nga heqje pikësh, në Serie B: ja çfarë rrezikon Juventus nga akuzat e hetimit Prisma

Lapsi.al 2 December 2022
Nga heqje pikësh, në Serie B: ja çfarë rrezikon Juventus

Fundi i vitit 2022 është makth për Juventus. Pas dorëheqjes në bllok të presidentit Andrea Agnelli dhe të gjithë bordit të drejtorëve, kaosi shpërtheu rreth klubit torinez. Prokuroria e Torinos ka kërkuar gjykimin e drejtuesve që e kanë çuar Juventusin deri këtu. E gjitha kjo, pjesë e hetimit Prisma për llogaritë e klubit që nuk dalin.

TËRMETI JUVENTUS: RREZIQET

Në gjithë këtë mori lajmesh në të cilat ka përfunduar Juventus, pyetja që po bëjnë tifozët lidhet me rreziqet nga pikëpamja sportive për skuadrën. E gjithë cështja është cfarë ndodh nëse pas hetimit të Prisma u njihet faji. Krimi i supozuar lidhet me përgjegjësinë për krime tatimore dhe abuzim merkato.

Në nivel sportiv, në çdo rast, është prokuroria federale ajo që duhet të veprojë sipas Kodit të Drejtësisë Sportive.

PENALIZIM NË KLASIFIKIM

Hipoteza e parë ka të bëjë me një penalitet në renditje - bazuar në nenin 31 - që do të zbatohet në sezonin aktual ose të ardhshëm. Juventusi do të dënohej për "falsifikim dokumentesh kontabël ose administrative, të shërbimeve të sportistëve profesionistë”. Bëhet fjalë për ata me të cilët nuk mund të kishte lidhur kontrata në bazë të dispozitave federale në fuqi".

Nëse zbatohet në sezonin aktual, dënimi në pikë duhet ta çojë klubin në humbjen e diçkaje konkrete. Një shembull mund të jetë kualifikimi për Champions League ose kupa të tjera evropiane. Nëse, nga ana tjetër, rezulton e parëndësishme, i njëjti penalitet do të zbatohet në sezonin e ardhshëm.

RËNIE NGA KATEGORIA

Skenari i dytë - dhe më i keqi - do të çonte në rënie nga kategoria. Një skenar i largët që do të bëhej i vërtetë vetëm nëse do të vërtetohej se truket e përdorura në buxhet, i shërbenin klubit për t'u regjistruar në kampionatet në vijim.

ÇFARË RREZIKOJNË TË HETUARIT

Këto janë dënimet e parashikuara për krimet e kontestuara në hetimin Prisma. Andrea Agnelli, Pavel Nedved dhe Fabio Paratici janë nën hetim për të 4 krimet e mëposhtme.

Kontabilitet i rremë: burgim nga 3 deri në 8 vjet

Manipulim merkato: burgim nga 1 deri në 6 vjet, gjobë nga 20 mijë deri në 5 milionë euro.

Pengimi i autoriteteve mbikëqyrëse: burgim nga 1 deri në 4 vjet

Deklaratë mashtruese: katër deri në tetë vjet burgim

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI