Flash

Parashikimi i motit: Vranësira dhe shi në disa pjesë të vendit

Lapsi.al 2 December 2022
Parashikimi i motit: Vranësira dhe shi në disa pjesë të

Në të gjithë vendin tonë vijojnë alternime të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat Jugore. Herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe izoluara, më të dukshme në zonat Juglindore dhe ekstremin Jugor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë, sipas Meteoalb.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Lindore, por nuk do të mund të sjellin reshje në territor.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme do të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, ku pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin. Parashikohet që herë pas herë të ketë shtim gradual të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore dhe Qendra e kontinentit do të jenë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do sjellin kthjellime dhe kalime vranësirash. Ndërsa pjesërisht Europa Jugore do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut. Po ashtu me vranësira dhe reshje dëbore mbeten Vendet Nordike.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI