Flash

Polemika të reja te Gjermania: e dinin që do eliminoheshin, fluturimi i prenotuar që para ndeshjes me Kosta Rikën

Lapsi.al 2 December 2022
Polemika të reja te Gjermania: e dinin që do eliminoheshin, fluturimi

Gjermania është vënë në shënjestër të kritikave nga tifozët dhe mediat pas eliminimit nga Botërori 2022. Panzerat dolën jashtë në grupe, pavarësisht 4-2 ndaj Kosta Rikës. Polemika të reja kanë shpërthyer me një detaj, në dukje i vogël, por shumë sinjifikativ. E këtu përfshihet edhe Federata e Futbollit, sa për të treguar kaosin që po përjetojnë gjermanët. Sipas Sport1, në fakt, DFB e kishte rezervuar fluturimin e kthimit të skuadrës për sot. Dhe e kishte bërë para se të luante kundër Kosta Rikës. Ky është një konfirmim indirekt, një shenjë e dorëheqjes së ambientit edhe para se të luheshin shanset në ndeshjen e fundit të grupit E.

Polemikat mënjanë, nga ana tjetër, është normale që makineria organizative e një kombëtare si Gjermania, të lëvizë në avancë në ngjarje të tilla. Kështu, rezervimi i fluturimeve dhe akomodimi bëhet shumë përpara. Në rast se do të shkohej në 1/8, plani i ri i përshtatur për qëndrimin në Katar, ndoshta do të ishte gjithashtu gati.

Lexo më tej: Video/ Gjermania eliminohet nga Botërori: fitorja 4-2 me Kosta Rikën nuk shërben

“Dramë milimetrike!”. Kështu hapet Bild mëngjesin e së premtes, një ditë pas eliminimit të Gjermanisë nga Kupa e Botës 2022 në Katar. Nuk mjaftoi fitorja 4-2 ndaj Kosta Rikës. E skuadra e Flick është e dënuar, duke pësuar kështu një “disfatë të turpshme në Kupën e Botës”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI