Flash

Video/ Aboubakar befason Brazilin: humbje pa "dhimbje" për 5 herë kampionët e botës

Lapsi.al 2 December 2022
Video/ Aboubakar befason Brazilin: humbje pa "dhimbje" për 5

Surprizat e Katar 2022 vazhduan deri në ditën e fundit të grupeve. Brazili e Zvicra shkojnë në 1/8, edhe pse Selecao nuk e prishi "rregullin" e skuadrave të kualifikuara, duke u mundur në ndeshjen e fundit. Humbje pa dhimbje për Brazilin në Kupën e Botës 2022. Në raundin e fundit të Grupit G, Seleçao humbi 1-0 ndaj Kamerunit, me golin e Aboubakar. Por gjithsesi, Brazili kaloi në 1/8 si i pari në grup. Golavarazhi më i mirë në krahasim me Zvicrën bëri diferencën.

Në stadiumin Lusail në Al Daayen ishte skuadra "e dytë" e Brazilit që bëri ndeshjen. Të besuarit e Tite patën rastet më të mira me Martinelli, Rodrygo dhe Antony, por Epassy ishte i pakalueshëm. Kur pritej vetëm fundit, në kohën shtesë, Aboubakar (92') vendosi ndeshjen me një goditje me kokë. Goli i dobishëm vetëm për nder për afrikanët, të cilët dalin nga turneu me kokën lart. Aboubakar festoi duke hequr fanellën dhe mori kartonin e dytë të verdhë, duke dalë nga fusha në sekondat e mbetura. Brazili do të takohet me Korenë e Jugut në fazën e 16 të fundit.

Brazili e mbyll fazën e grupeve me një disfatë jo shumë të hidhur. Selecao garanton vendin e parë në grup, por lë disa dyshime për efektivitetin dhe cizizmin e "vijave të dyta". Sigurisht që skuadra e Tites bëri ndeshjen ndaj Kamerunit, por goli i pësuar në kohën shtesë djeg. Edhe sepse njollos rrugën e Seleçaos, edhe sepse tregon se Brazili në zonë vuan disi. Sidomos pa shkëndijat e Neymar. Konsiderata që Tite me siguri do t'i duhet të bëjë nga ndeshja e radhës kundër Koresë së Jugut, për të shmangur surprizat e këqija. Në këto nivele, për më tepër, cilësia e kundërshtarëve është gjithmonë e lartë dhe nuk duhet shumë për të bllokuar e prishur gjithçka.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI