Flash

Vràu gruan e tij shtatzënë, babai i Sokol Halilit rrëfen bisedën e fundit me të birin

Lapsi.al 2 December 2022
Vràu gruan e tij shtatzënë, babai i Sokol Halilit rrëfen

Babai i Sokol Halilit ka rrëfyer momentin kur djali i tij kishte shkuar në shtëpi, ndërsa Policia e Kosovës po e kërkonte për vràsjen e Hamide Magashit.

Ai ka treguar se si ishte përpjekur që ta bindte që të dorëzohet në polici dhe që më pas të merrej ligji me të, megjithatë “s’ka pranuar diçka të tillë”.

“Erdh Sokoli sot dhe u përshëndetem. Folëm me to. Edhe tu folë kem të mërzitun. Kishe po dorëzohet në polici e tani me iu përgjigj ligjit edhe çka ta rrokë ligji, qashtu me u bo. Edhe i thash Sokol po e thirri policinë e me u dorëzu. Tha ja babë mos e thirr kërkon, se s’du me nejt gat edhe du me shkru një letër se s’u kanë faji jem”, ka thënë babai i Sokol Halilit.

Ai tutje ka treguar se si Sokol Halili i kishte thënë se dëshiron që të shkojë në Stacion të Policisë në Shtime dhe të bëjë vetëvrasje aty.

“Më tha po e shkruj një letër, unë dorëzohem në Polici të Shtimes vetë. Ja babë tha s’të marr ty. Thash pa mu s’munesh me shku. Tha babë unë i gjallë nuk dorëzohem, du me hy në oborr të stacionit të Policisë e në kerr me bo vetëvrasje”, ka rrëfyer më tej ai për T7.

Sipas babait, Sokol Halili kishte treguar se i kishte thënë Hamide Magashit se ose do të jetonin të tre bashkë ose do të vdisnin të tre.

“Ai tha nuk dorëzohem. Ia kam dhanë besën asaj shoqes, gjallë e dekën kemi me jetu ose me dekë tret bashkë. Nuk u bind”, ka treguar babai i Sokol Halilit.

Ndërkohë, Policia e Kosovës kishte arritur që ta lokalizonte në shtëpinë e tij rreth orës 13:45. Pas dështimit të përpjekjes për ta bindur që të dorëzohet, Sokol Halili ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij.

Të këshilluara

21 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit: Janë kryer 639 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 21 qytetarë, në Bashkitë: 1...

19:36

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI