Flash

Australia, ndaj Argjentinës i pret historia: Messi e të tjerët kanë me vete precedentët

Lapsi.al 3 December 2022
Australia, ndaj Argjentinës i pret historia: Messi e të tjerët

Pasi kaluan grupet e tyre në rrethana dramatike, vetëm tre ditë më vonë Argjentina dhe Australia takohen në stadiumin Ahmad bin Ali në 1/8. Aventurat e të dy vendeve në Kupën e Botës vazhdojnë tani në fazat me eliminim, pas rikuperimit të Albiceleste nga një humbje e parë shokuese ndaj Arabisë Saudite. Socceroos ndërkohë fituan ndeshjen direkte ndaj Danimarkës për tu prezantuar sot në mbrëmje në fushë.

ARGJENTINA

Rrezikoi eliminimin, por Argjentina me dy fitore ndaj Meksikës dhe Polonisë siguroi vendin e parë në Grupin C. Kështu, për herë të 11 në 12 Kupat e fundit, dy herë kampionët e botës kanë kaluar në fazën eliminatore. Albiceleste mbeten ndër të preferuarit e shumë ekspertëve për të ngritur trofeun e Kupës së Botës në fund të këtij muaji. Scaloni është ankuar për faktin se do të kthehen të luajnë pas dicka më shumë se dy ditësh pushim, por të njëjtën gjë ka bërë edhe Asutralia. Megjithatë, tekniku e di se asnjë justifikim nuk do të pranohet në Argjentinë.

Për të luftuar shqetësimet rreth lodhjes, trajneri fitues i Kupës së Amerikës mund të besojë te disa lojtarë të talentuar që kanë dalë nga skajet e skuadrës së tij. Mac Allister, Alvarez dhe Enzo Fernandez i Benfica mund të japin freski të udhëhequr natyrisht nga Messi. Sulmuesi i pazëvendësueshëm i Argjentinës me siguri do të jetë përsëri integral, në përpjekje për të arritur një çerekfinale me Holandën ose Shtetet e Bashkuara. Por Pleshti do të ketë nevojë për ndihmën e të gjithë ekipit, që bëri një seri prej 36 ndeshjesh i pamposhtur, deri javën e kaluar.

AUSTRALIA

Duke pasur parasysh hendekun në staturë mes dy kombëtareve në aspektin futbollistik, nuk janë befasi precedentët. Australia ka humbur të katër takimet e fundit me Argjentinën. Këtu futet edhe një playoff vendimtar për të arritur në SHBA '94, por Socceroos fituan 2-0 kur skuadrat u përplasën në Lojërat Olimpike të Tokios vitin e kaluar. Skuadra e Graham Arnold mbërrin në Al Rayyan për një takim me fatin. Australia merr pjesë në raundet e eliminimit të Kupës së Botës për herë të parë që nga 'brezi i artë' i 2006.

Lexo më tej:Video/ Australia me një gol eliminon Danimarkën e Tunizinë: në 1/8-at e Botërorit për herë të dytë në histori

Socceroos sfiduan pritshmëritë për të përfunduar në vendin e dytë në Grupin D, pas Francës. Kampionët në fuqi madje kaluan vetëm me diferencë golash si e parë. Arnold ka ndërtuar një skuadër pragmatiste australiane, e përbërë kryesisht nga lojtarë jo të klubeve të rëndësishme evropiane. Kështu që me gjithë euforinë e çliruar nga fitorja me Danimarkën, ata janë të vetëdijshëm për atë që i pret në mbrëmje. Australia është sigurisht një outsider, por do të mundohet të rrëzojë Argjentinën. Kjo do të thoshte kalim në tetëshen e fundit, për herë të parë ndonjëherë.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Argjentinës:

E. Martinez; Molina, Otamendi, Romero, Tagliafico; Mac Allister, Fernandez, De Paul; Alvarez, Messi, Di Maria

Formacioni i mundshëm i Australisë:

Ryan; Karacic, Souttar, Rowles, Behich; Mooy; Leckie, Irvine, McGree, Goodwin; Duke

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI