Flash

Boksieri meksikan kërcënoi Messi, ndërhyn Tyson: “Nëse guxon ta prekë, kthehem në ring”

Lapsi.al 3 December 2022
Boksieri meksikan kërcënoi Messi, ndërhyn Tyson: “Nëse

Ditët e fundit ka shkaktuar shumë diskutime kërcënimi i Canelo Alvarez ndaj Lionel Messi. Boksieri meksikan ka sulmuar ashpër argjentinasin për një video të shpërndarë në rrjetet sociale. Lojtarët e Albiceleste, pas fitores me Meksikën, festuan në dhomat e zhveshjes. Aty shihen një fanellë meksikane në këmbët e Pleshtit. 32-vjeçari i ka kërkuar falje sulmuesit në orët e fundit, por historia është kthyer në vëmendje për shkak të fjalëve të Mike Tyson. 56-vjeçari ka folur në rrjetet sociale për të mbrojtur Messi.

Canelo, duke parë fanellën e Meksikës të shkelur me këmbë, u zemërua shumë dhe kërcënoi lojtarin e PSG-së në Twitter: “A e keni parë Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë? T'i lutet Zotit që të mos më takojë kurrë. Ashtu si unë respektoj Argjentinën, ti duhet të respektosh Meksikën! Nuk po flas për Argjentinën si shtet, po flas për Messi. Nga momenti që fanella është në tokë, tashmë është një fyerje”.

NDJESA E CANELO

Cështja bëri xhiron e botës dhe në fund Canelo kërkoi falje: “Më ka marrë përpara pasioni dhe dashuria që ndjej për vendin tim. E kam bërë komente të papërshtatshme, për të cilat dua t'i kërkoj falje Messi dhe popullit argjentinas. Çdo ditë mësojmë diçka të re dhe këtë herë më takoi mua ”.

NDËRHYRJA E TYSON

Gjithçka mirë, ajo që përfundon mirë, edhe sepse nëse Alvarez do të prekte sulmuesin, do t'i duhej të merrej me Tyson. 56-vjeçari tha për BBO Sports se është i gatshëm të kthehet në ring, për të mbrojtur Pleshtin: “Dikush i quajtur Canelo kërcënoi Leon. Nëse ai guxon të prekë Messin, do të më duhet të kthehem në ring”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI