Flash

Ç'po ndodh në Britani, rreth 1 milion raste me Covid brenda një jave

Lapsi.al 3 December 2022
Ç'po ndodh në Britani, rreth 1 milion raste me Covid brenda

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të premten, numri i rasteve të reja të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar theu sërish shifrën e një milion të infektuarve në baza javore, duke rritur frikën e një vale të re.

Numri i rasteve u rrit me 6% brenda një jave, duke shënuar 972,000, sipas shërbimit statistikor britanik (Office for National Statistics, ONS).

Kjo ishte rritja e parë e rasteve që nga 17 tetori. Në të njëjtën kohë, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS), ka pasur një rritje prej 40% të shtrimeve në spital për shkak të gripit.

Zyrtarët e institucionit kanë paralajmëruar se ekziston rreziku i një pandemie të “dyfishtë”, e cila do të rrisë shumë presionin në sistemin shëndetësor

Sipas të dhënave të përpiluara nga faqja e internetit Our Ëorld in Data , Britania ka regjistruar më shumë se 212,000 viktima për shkak të komplikimeve të COVID-19 nga një total prej rreth 24 milionë rastesh të regjistruara nga SARS-CoV-2.

Të këshilluara

BE vendos çmim tavan për naftën ruse

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë rënë dakord të vendosin një kufi prej 60 dollarësh për fuçi për naftën ruse pasi Polonia, e cila po rezistonte, i dha...

20:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI