Flash

FOTO/ Neymar xhonglime me top: tifozët e Brazilit shpresojnë

Lapsi.al 3 December 2022
FOTO/ Neymar xhonglime me top: tifozët e Brazilit shpresojnë

“Mendoj se Neymar do të kthehet në fushë për finalen. E do të bëjë më të mirën për t'i ndihmuar shokët e tij të skuadrës të fitojnë kompeticionin”. Kjo ishte deklarata e babait të yllit brazilian para ndeshjes me Kamerunin. Një zbulim i tillë natyrisht që tronditi ëndërrat e tifozëve brazilianë, që e dëshironin gati lojtarin për 1/8. Por imazhet që mbërritën nga stadiumi Lusail Iconic, para përballjes me Kamerunin, ndryshuan gjithçka. Sulmuesi i PSG-së, zbriti në fushë para ndeshjes, eci pa vështirësi dhe bëri xhonglime me top. Madje optimizmi i lexohej në portret, krejtësisht i buzëqeshur dhe pa asnjë shqetësim, i bindur për rikthimin e tij në fushën e lojës. Në kohë për të ndihmuar Brazilin...

Lexo më tej: Babai i Neymar trondit Brazilin: “Do të kthehet vetëm për finalen”

Një detaj që nuk ka kaluar pa vëmendje. Duke qenë se Neymar është i përqendruar në programin rehabilitues, një veprim i tillë me xhonglime tregon se ai është futur në fazën e punës me top. Kështu, ndoshta jo në 1/8, por prezenca e O'Ney në çerekfinale mund të jetë e mundur. Të paktën, tifozët brazilianë kështu besojnë. Ata kanë marrë zemër, pas fjalëve të babait të lojtarit. Në kohën e Kupës së Botës, duhet shumë pak për t'i bërë njerëzit të shpresojnë…

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI