Flash

FOTO/ "Shërohu shpejt", Kulla Pishtar e Katarit 'ndizet' për Pelé: dronet dizenjojnë numrin 10

Lapsi.al 3 December 2022
FOTO/ "Shërohu shpejt", Kulla Pishtar e Katarit

Edhe një kampionat botëror nuk e largon vëmendjen nga legjenda e futbollit Pele. Braziliani, i konsideruar për shumë si lojtari më i mirë i të gjitha kohëve, është në gjendje të rëndë shëndetësore. E sapo lajmi ka mbërritur në Katar, në Doha, FIFA ka shpejtuar të solidarizohet me O'Rey. Një urim me stil për të madhin Pelé, me një shfaqje spektakolare të 100 dronëve që vizatuan në qiell fanellën me numrin 10 me emrin e Pelé mbi supe. “Shërohu shpejt”, ishte mesazhi i shfaqur në Kullën Pishtar të Dohas, që dallohej prej së largu në qiellin e kryeqytetit të Katarit.

Lexo më tej:“Metastazat kanë sulmuar mëlçinë”: Brazili në ankth për Pele. Sipas “A Folha” është në fazën e fundit

Legjenda 82-vjeçare braziliane nuk po i përgjigjet më kimioterapisë që iu nënshtrua që nga shtatori i kaluar. O'Rey u operua për kancerin e zorrëve dhe tani situata duket delikate. Ai është transferuar në departamentin e kujdesit paliativ të spitalit Albert Einstein në Sao Paulo. Një përkeqësim që i ka shtyrë mjekët t’a mbajnë në kujdesin paliativ. Një trajtim që zakonisht përdoret për të përmirësuar sa më shumë jetën e pacientëve në fazën e fundit. Kështu, Kulla Pishtar ka ndriçuar sot e gjitha për më të madhin e futbollit...

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI