Flash

Juventus, CR7 e dokumentat e tjera "sekrete" të gjetura nga Prokuroria e Torinos

Lapsi.al 3 December 2022
Juventus, CR7 e dokumentat e tjera "sekrete" të gjetura nga

Manovra për pagat e shtyra për shkak të Covid është thelbi i hetimit në pasqyrat financiare të Juventusit. Sipas Gazzetta dello Sport, prokuroria publike e Torinos e ka zgjidhur “misterin” falë zbulimit të dokumenteve private të 16 lojtarëve. Dokumente që nuk ishin depozituar në Ligë apo në FIGC. Në veçanti, prokuroria është fokusuar në atë më "thelbësorin" që lidhet me Cristiano Ronaldo, në kohën kur CR7 luante për bardhezinjtë.

Dokumenti i famshëm dyshohet se u gjet nga Prokuroria e Torinos gjatë një kontrolli më 23 mars 2022 në zyrën e avokatit Federico Restano. Bashkë me "kartën CR7" ishin edhe ato të lojtarëve të tjerë, duke përjashtuar Giorgio Chiellini.

Lexo më tej:Nga heqje pikësh, në Serie B: ja çfarë rrezikon Juventus nga akuzat e hetimit Prisma

Letra që garantojnë kreditimin e lojtarëve kunddrejt shoqërisë. Për CR7 dhe secilin prej tyre, sërish sipas rikonstruksionit të gazetës milaneze, janë tre dokumente. Përmes tyre, garantoheshin pagat mujore të munguara, ose një pjesë e tyre, në formën e shpërblimeve dhe çmimeve suplementare. Këto bonuse do të shpërndaheshin në vitet në vijim, në rast të qëndrimit te Juventus ose si dalje e mirë në rast largimi nga klubi. Nëse kjo, pasataj, do të ketë rëndësi penale apo sportive, do të kuptohet në muajt në vijim.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI