Flash

VIDEO&FOTO/ Xhaka dhe Shaqiri, momentet pikante kundër Serbisë

Lapsi.al 3 December 2022
VIDEO&FOTO/ Xhaka dhe Shaqiri, momentet pikante kundër Serbisë
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka çuan në delir jo vetëm tifozët helvetë me fitoren ndaj Serbisw, por edhe shqiptarët që tani bëjnë rregullisht tifo për Zvicrën. Ashtu siç ishte paralajmëruar konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve iu mbivendos lojës dhe dy lojtarët me origjinë të Kosovës nuk zhgënjyen, as me lojë, as me xheste. Në fillim u duk se gjithçka po shkonte qetë. Mes lojtarëve kishte fair play. Deri kur Shaqiri shënoi golin e parë të ndeshjes. Nuk e përsëriti simbolin e shqiponjës, për të cilën ishte penalizuar më parë nga FIFA, por i bëri tifozët kundërshtarë të heshtin duke vënë gishtin para fytyrës. Simbolika iu drejtua serbëve dhe pushtoi menjëherë rrjetet sociale. [caption id="attachment_782256" align="alignnone" width="552"] Shaqiri hesht tifozerinë serbe pas golit[/caption] Serbët kaluan shpejt në avantazh me golat e Mitroviç dhe Vlahoviç. Pas golit të dytë, trajneri serb Stojkoviç nuk u përmbajt. Në vend se të festonte kualifikimin, e shfryu dufin duke sharë shqiptarët. [video width="384" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/Stoikovic-shan-shqiptaret-pas-golit-te-dyte-me-Zvicren.mp4"][/video] Emocionet u bënë të forta. Çdo gol vendoste fatin e secilës skuadër. Kur Embolo barazoi në fund të pjesës së parë, serbët e panë veten sërish jashtë Katarit. Në fillim të pjesës së dytë Feuler e çoi rezultatin 2-3 për Zvicrën. Pas kësaj, ishte Granit Xhaka që frustrimin e skualifikimit të serbëve ta marrë mbi vete. Në minutën e 65, ndërsa serbët protestonin ndaj arbitrit për rastin e një penalltie, Xhaka u filmua duke u grinder me stolin e serbëve. Video më poshtë: [video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/Xhaka-me-shenje-stolit-serb.mp4"][/video] Rezervat e Serbisë hynë të gjithë në fushë, ndërsa nervozizmi rritej. Pas ndeshjes, kur u pyet për xhestin që i bëri stolit të serbëve, Xhaka tha se kishte qenë një reagim emocional dhe se qëllimi i tij ishte të fokusohej tek futbolli. “Ishte një lojë me shumë emocione. Ky është futbolli. Ishte rezultat i drejtë. Ne donim të fokusoheshim tek futbolli” tha ai. Në minutat shtesë kur serbët humbën shpresat se do të kualifikoheshin, ishte sërish Xhaka protagonist i një sherri që mori gati 4 minuta të tjera. Fotot më poshtë tregojnë se lojtarët serbë ishin të gjithë të acaruar, përfshirë edhe kapitenin. [video width="384" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/Sherr-i-Xhakes-ne-minutat-shtese-me-serbet.mp4"][/video] Në shkallët e stadiumit tensionet ishin po ashtu të larta. Në rrjetet sociale tifozët serbë u shfaqën me thirrjet për vrasjen e shqiptarëve.   Gjithsesi mediat zviceriane në fund kanë glorifikuar dy lojtarët kryesorë që i dhanë kualifikimin dhe ata janë Shaqiri dhe Xhaka./Lapsi.al [gallery link="file" columns="1" size="full" ids="782271,782272,782273,782274,782275,782276,782277,782278,782279" orderby="rand"]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI