Flash

Berisha flet për akuzat në Primaret e PD

Lapsi.al 4 December 2022
Berisha flet për akuzat në Primaret e PD

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur për akuzat e disa kandidatëve në Primaret për manipulime apo përcaktim të fituesit nga qendra. Berisha i ka hedhur poshtë akuzat.

“Në mënyrë absolute nuk ka pasur asnjë kandidat nga Sali Berisha dhe kryesia e PDs-ë. Se çfarë kanë kuptuar ata kandidatë unë nuk e di se cila është. Ky komision ka bërë një punë të jashtë zakonshme me listat. A ka pasur emra socialistë në ato lista unë nuk e vë dorën në zjarr.

Ne jemi kjo shoqëri që jemi. Kandidati mund të ketë njohje dhe miq socialistë dhe i fton që ta votojnë në PD dhe zgjedhje të përgjithshme. A kanë qenë një problem këto raste? Jo nuk kanë qenë problem. Mund të ketë ndodhur, por nuk ka ndikuar. Nuk përjashtohet mundësia që ndonjë socialist të ketë votuar, por jo nga Rilindja. Ajo është një sekt supermafioz” – tha Berisha.

“Unë me këtë rast, dua të theksoj se, sot ishte hera e pestë që nga 18 dhjetori 2021, që anëtarët dhe anëtaret e PD-së, sot dhe simpatizantët e saj, folën vendosën dhe firmosën me votën e tyre. Nuk besoj se të ketë një forcë tjetër politike gjëkundi që në një hark kohor 12 mujor, të ketë ushtruar me të gjithë anëtarësinë e saj, 5 herë votën e tyre” – tha Berisha për primaret. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Dalin fituesit e parë në Primaret e PD-së

Zef Hila është kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale në Vaun e Dejës. Deputeti Zef Hila ka marrë një shumicë prej 743 votash. Kandidati i dytë Ko...

19:00

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI