Flash

Dalin fituesit e parë në Primaret e PD-së

Lapsi.al 4 December 2022
Dalin fituesit e parë në Primaret e PD-së

Zef Hila është kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale në Vaun e Dejës. Deputeti Zef Hila ka marrë një shumicë prej 743 votash. Kandidati i dytë Kolë Shaba ka marrë vetëm 117 vota. Duke qenë se fitoi Primaret, Hila pritet që të dorëzojë mandatin e deputetit dhe të vazhdojë garën për Bashkinë e Vaut të Dejës.

U mbyll procesi i Primareve edhe në Memaliaj. Fitues është shpallur Albert Malaj, kandidati i Partisë së Lirisë. Në votimet e sotme, ai ka marrë 300 vota, përkundrejt 20 që kishte kundërshtari i tij, Bukurosh Ajdini. Ndërkohë që nga votimi dolën edhe 4 vota të pavlefshme. Ndërsa Eduart Sharka fitoi garen brenda PD ne Lushnje me 1021 vota duke u shpallur kandidat i kesaj force politike ne zgjedhjet per kreun e bashkise

Pa surpriza, pa garë në Shkodër konfirmohet kryetari aktual Bardh Spahia, në Elbasan Luçiano Boçi, në Kuçovë Lefter Maliqi.

Në një komunikim për pjesëmarrjen, PD njoftoi se në total deri në orën 17:00 kanë marrë pjesë 51.797 votues

Në Shkodër 3142 votues

Në Lezhë 5070 votues.

Në Kukës 4230 votues.

Në Dibër 3830 votues.

Në Durrës 3240 votues.

Në Tiranë 14263 votues.

Në Elbasan 3582 votues.

Në Korçë 4585 votues.

Në Berat 1468 votues.

Në Fier 4148 votues.

Në Vlorë 2801 votues.

Në Gjirokastër 1438 votues.

"Janë porositur të gjitha qendrat e votimit që të mbahen hapur nëse do të ketë akoma fluks votuesish dhe sipas sinjalizimeve ka ende disa qendra që po mbahen hapur përtej orarit për votuesit që të votojnë akoma dhe më pas do të nisë procesi i numërimit për të cilin do të njoftoheni në raport gjithashtu edhe me pjesëmarrjen përfundimtare, pasi të na vijnë të dhënat e fundit. Për Tiranën dhe dy-tri vende të tjera do të bëhet numërimi në selinë qendrore dhe do të jemi në lidhje. Pasi ky process të mbroj, i cili besoj se do të zgjasë deri në orët e vona" - thuhej ne deklaraten e PD për primaret. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI