Flash

Erë e fortë, dallgë në det dhe temperatura në minus, moti për sot

Lapsi.al 4 December 2022
Erë e fortë, dallgë në det dhe temperatura në minus,

Sipas MeteoAlb: Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të dominojnë të gjithë vendin tonë për gjatë gjithë 24_orëshit, duke sjellë në territor vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë në Shqipëri reshje shiu. Pritet që në zona të izoluara reshje të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar, më të dukshme në zonat Jugore dhe Veriore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga-1°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Juglindor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Brigjet e detit të Zi dhe pjesërisht Europa Qëndrore paraqiten me kthjellime dhe kalime vranësirash. Por pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë në mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të Europës Jugore. Ndërsa Vendet Nordike dhe Europa Lindore do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dëndura të dëborës.

Kosova

Orët e para të ditës do të jenë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin. Por pjesa e dytë e ditës zhvillon vranësirat në të gjithë territorin e Kosovës duke sjellë reshje, ku më të fokusuara do të jenë në zonat perëndimore.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës në MV do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të shpeshta të vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta. Por në vijim vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin duke bërë që edhe reshjet të jenë më të shumta.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI