Flash

Hysenbelliu: Edhe në kohën e Hoxhës njerëzit flisnin, sot Rama i ka terrorizuar

Lapsi.al 4 December 2022
Hysenbelliu: Edhe në kohën e Hoxhës njerëzit flisnin, sot

Ka folur për herë të parë Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, për shembjen e Prestige Resort. Ai u shpreh se kjo është një hakmarrje jo vetëm mediatike por edhe personale ndaj tij e kryeministrit Edi Rama.

Hysenbelliu deklaroi se duke e parë që grupi mediatik denoncon çdo ditë korrupsionin, PPP-të, infrastrukturën kryeministri Rama mori këtë vendim me zëvendës kryeministren Balluku, ndërsa shtoi se ka informacione që janë afër njëri tjetrit për të organizuar këtë aksion.

“Më vjen keq për Dallëndyshe Bicin që më njeh shumë mirë dhe kemi folur shpesh në telefon. Kryeministri vetë vinte dhe jepte mendime duke zgjedhur arkitektin e projektit. Duke ditur që në këto godina bashkia e Kavajës merrte taksë, tatimet merrnin, punëtoret i kemi pasur të gjithë me sigurime dhe paguheshin 100%. Pse nuk i bëri këto veprime në shtator kryeministri, ai vajti dhe i çoi njerëzit barbarisht në mes të pushuesve dhe dha një sinjal.

Duke e parë që grupi mediatik denoncon çdo ditë korrupsionin, PPP-të, infrastrukturën, energjinë dhe ky veprim është i akorduar me zonjën Balluku dhe Ramën. Kemi informacione që janë afër njëri tjetrit për të organizuar këtë aksion. Për Ballukun dua të them një gjë, që ishte aq e zjarrtë, të gjitha institucionet që ka ajo, e keni parë se çfarë ndodh. Rama e hedh firmën i fundit. Ai ka kapur çdo lloj drejtësie, gjyqtarët janë të terrorizuar.

Më vjen shumë keq për këtë veprim që e shohin shqiptarët, nuk më ka ndodhur të më shkruajnë kaq shumë që janë në krahun tim. Kjo nuk është mirë për investitorët e huaj. Nuk është debati i parë, Rama ka bërë një luftë të paparë me mua kur ka ardhur në pushtet. Vinte te universiteti “Luarasi” dhe çonte gjithë policinë. Pse e ndryshon kursin Edi Rama, sepse kërkon vijën editoriale. Kisha besim te ai në fillim, por kur ky jep PPP-të me një copë letre për 2 sekonda, mendoj që familja ime është e prekur kur e sheh dhe unë i kam dhënë kurajo.

Edhe në kohën e Enver Hoxhës njerëzit flisnin, sot ai i ka terrorizuar. Sot ka investitorët që kanë frikë të marrin në telefon se janë të terrorizuar. Më vjen keq që ai e përçan opozitën .I thash kreut të opozitës dhe tha që i hodhi pallatin në erë dhe i çova një SMS, me tritol e nise dhe tritolin më vure dhe mua. Doja që të kishte një opozitë të fortë”, tha Hysenbelliu.

Të këshilluara

Itali, shqiptari kapet me kokainë

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kalur me kokainë, shkruajnë mediat italiane. Ai e kishte fshehur lëndën narkotike në një kuti syzesh, që e hod...

14:10

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI