Flash

Kurti: Marrëveshja me Serbinë s’do të jetë e lehtë

Lapsi.al 4 December 2022
Kurti: Marrëveshja me Serbinë s’do të jetë e

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “nuk do të jetë e lehtë”.

Ai tha se përplasja ndërmjet tij dhe Vuçiçit, është në fakt përplasje ndërmjet vizionit dhe trashëgimisë së Adem Demaçit dhe asaj të Vojisllav Sheshelit.

“Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë sot, është student politik i Vojisllav Sheshelit. Ndërsa unë, si kryeministër i Republikës së Kosovës, unë jam student politik i Adem Demaçit. Dhe ky ballafaqim, kjo përplasje ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë është në një mënyrë thelbësore, përplasje ndërmjet Adem Demaçit, atij vizioni dhe asaj trashëgimie, dhe Vojisllav Sheshelit”, ka thënë Kurti në një intervistë për televizionin N1 të Bosnjës.

“Andaj unë e pranoj që marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e lehtë, por megjithatë mendoj që duhet t’i jepet shancë dialogut dhe të shpresojmë e të punojmë për më mirë”, ka shtuar ai.

Këtë pjesë të deklaratës e ka ndarë Lëvizja Vetëvendosje në faqen e saj në Facebook./express/

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI