Flash

Primaret/ Berisha: Rama e ka kthyer PS-në në origjinë, parti mafie dhe terrorizmi

Lapsi.al 4 December 2022
Primaret/ Berisha: Rama e ka kthyer PS-në në origjinë, parti

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për mediat pasi ka votuar për procesin e Primareve brenda forcës politike që ai përfaqëson, Berisha e ka cilësuar këtë proces si më të rëndësishmin për Shqipërinë që nga sjellja e pluralizmit politik në vend, ndërsa ka folur edhe për kryeministrin Rama, për të cilin tha se e ka kthyer PS-në në origjinë dhe në një parti të mafies e potencialisht të terrorizmit.

“Rama e shndërroi PS-në, e ktheu në origjinë partinë e njishit, mafies, parti potencialisht e terrorizmit dhe gjithë negativitetit që mund të ketë një komunitet që vepron si shpellë mafioze. Edi Rama është i vetmi në Europë që ka përjashtuar votën e lirë nga partia e tij. Në këtë kontekst ky zhvillim është një rreze e fuqishme shprese për rivendosjen e saj në Shqipëri. Ky moment, y zhvillim pas krijimit të pluralizmit politik në vend shënon aktin më madhor në historinë e Partisë Demokratike. Kjo shënon hapjen më të madhe në tërë historinë e një force politike shqiptare.

Nuk janë 6 bashki pa garë, nuk janë me një kandidat, dhe po të jetë me një kandidat është referendum. Nuk thuhet se ai kandidat u caktua nga Sali Berisha. Kryesia e PD dhe kryetari i saj nuk kanë ndikuar te asnjë kandidat që ka dashur dhe ka paraqitur kërkesën që ai të tërhiqet nga gara. Ka një degë që nuk po zhvillohen dhe do zhvillohen në të ardhmen me vonesë, por kjo nuk e errëson madhësinë e këtij procesi. Janë 3 degë veç Malësisë së Madhe që janë në diskutim për koalicione me aleatë”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI