Flash

U gjykua se humbi penalltinë, Ayew zbulon dramën: "Humba djalin para Portugalisë, vajza në spital ndaj Uruguay"

Lapsi.al 4 December 2022
U gjykua se humbi penalltinë, Ayew zbulon dramën: "Humba djalin

Ishte një Botëror i komplikuar për André Ayew, i cili, pas eliminimit të Ganës, rrëfeu dramën e tij. Sulmuesi që gaboi penalltinë ndaj Uruguaj zbuloi se kishte pësuar një humbje të tmerrshme në jetë dhe rrezikoi një tjetër. "Personalisht, këto kanë qenë momente shumë të vështira për mua në ditët e fundit. Kam humbur djalin tim mëngjesin para ndeshjes me Portugalinë. E vajza ime është dërguar me urgjencë në spital pas Uruguait - ka shkruar numri 10 ganez në Instagram -. Falë të Plotfuqishmit Allah, ajo është duke u përmirësuar. Këto kohë të vështira do të më frymëzojnë që të kthehem më i fortë dhe më i mirë në të ardhmen. E kështu besoj se do të bëjnë edhe Yjet e Zi. Faleminderit të gjithëve për lutjet dhe mbështetjen me gjithë zemër. Pusho në paqe Adam."

Dridhëruese lexoj fjalët e Ayew, një nga dy djemtë e legjendarit Abedì Pelé. Ai ishte kampion i Europës me Marsejën, tri herë fitues i Topit të Artë Afrikan. Pele konsiderohej si lojtari ganez më i fortë ndonjëherë. Ayew zbriti në fushë pavarësisht tragjedisë që i kishte ndodhur. Ndaj luzitanëve shënoi edhe Ayew, duke barazuar momentalisht 1-1 (ndeshja përfundoi 3-2 për portugezët).

Një demonstrim i madh profesionalizmi dhe personaliteti, i përsëritur edhe kundër Uruguait. Numri 10, me rezultatin 0-0, humbi penalltinë që mund ta afronte Ganën me kualifikimin. Por pikërisht në atë momenti, Ayew rrezikoi një tjetër dramë në familje. E bija, në fakt, humbi ndjenjat në tribunë e ndjerë keq pikërisht për shkak të gabimit të babait nga penalltia. Në interval, Ayew kërkoi zëvendësim për të arritur në spitalin ku ishte transportuar vogëlushja. Megjithatë ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore pas humbjes së ndjenjave të shkaktuar nga emocioni.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI