Flash

Berisha: Rama ka 4 ditë që bën gjithçka për të sabotuar protestën

Lapsi.al 5 December 2022
Berisha: Rama ka 4 ditë që bën gjithçka për të

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po bën gjithçka për të sabotuar protestën e opozitës të martën në Tiranë. Në një takim me banorë të njësisë 2 në kryeqytet, Berisha nuk i kurseu akuzat për Ramën.

“Ky armik i egër i votës, lirisë dhe qenies së shqiptarëve, ka 4 ditë që bën gjithçka për të sabotuar protestën tonë. Njëherë informoi zyrtarisht shkollat se nuk do të ketë shkollë ditën e samitit. Informoi të nesërmen administratën se është ditë pushimi. I riktheu të gjitha se e pa se ata do të derdheshin në shesh kundër qeverisë. Tani, njëlloj sikur të ishte vendi i sulmuar nga të 4 anët njofton se ky aks rrugor, kjo autostradë, apo ajo autostradë do të mbyllet” - tha Berisha që më pas bëri një thirrje për qytetarët.

“Unë jam këtu për tu bërë thirrje shqiptarëve, nga Konispoli në Tropojë. Për t’i përshëndetur se mijëra e mijëra kanë hyrë në Tiranë sot paradite dhe gjatë pasdites. Por edhe të tjerët të lënë çdo gjë e të nisen drejt Tiranës. Të trokasin kurdo që të vijnë në çdo derë demokrati, bujrëm mirë se të vini, nesër së bashku në protestë.

Ta marrë vesh bota, se ne nuk nënshtrohemi, se ne jemi njerëz të lirë, të gatshëm për të mbrojtur dinjitetin tonë dhe për ti treguar Europës dhe botës së ky regjim monist nuk ka kod tjetër përveç kodit të mafias, vjedhjes, plaçkitjes dhe të dhunës.

Ndaj dhe këto orë që na ndajnë, që presim me padurim protestën në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Ne nuk kërcënojmë në asnjë rast, rrethanë sigurinë e miqve që kanë ardhur në Shqipëri. Përkundrazi kërcënim mafioz për çdo gjë janë klanet e Ramës dhe vetë ai” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI