Flash

Blinken: Putini nuk ka treguar interes për bisedime me Kievin

Lapsi.al 5 December 2022
Blinken: Putini nuk ka treguar interes për bisedime me Kievin

Uashingtoni nuk sheh shenja se Moska është e interesuar për bisedime për përfundimin e luftës në Ukrainë, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Ka gjithmonë vlerë në diplomaci nëse palët në fjalë, në këtë rast Rusia, janë të interesuara vërtetë për diplomaci kuptimplote. Dhe ajo që kemi parë, të paktën kohët e fundit, është pikërisht e kundërta,” tha Blinken për CBS News.

Blinken tha më 4 dhjetor se Putini kishte ndërruar taktikë pasi pësoi humbje në fushëbetejë, duke thënë se zemërimin e tij ai po e kthen “mbi infrastrukturën dhe civilët në Ukrainë”.

Në javët e fundit, fokusi ushtarak i Rusisë ka qenë në goditjen e infrastrukturës ukrainase në mbarë vendin, duke shtyrë ofensivë në qytetin Bakmut të rajonit Donjeck dhe granatime në qytetin Herson, të cilin forcat ukrainase e çliruan muajin e kaluar.

Më 1 dhjetor presidenti amerikan, Joe Biden, tha se është i gatshëm të bisedonte me Putinin, nëse lideri rus demonstronte se dëshironte seriozisht t’i jepte fund pushtimit.

Kjo ishte deklarata e parë e këtij lloji e presidentit amerikan që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/

Të këshilluara

Gazetari turk dënohet me gati 300 vjet burg

Një gazetar i shquar turk, i cili u akuzua për shpifje ndaj një grupi radikal të lidhur me Al-Kaedën, që mbështeti Osama bin Ladenin dhe bëri thirrje për xhihad...

11:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI