Flash

Gjykata sekuestron pasuritë e ish-drejtorit të Tatimeve në Vlorë

Lapsi.al 5 December 2022
Gjykata sekuestron pasuritë e ish-drejtorit të Tatimeve në

Prokuroria Vlorë sekuestron pasuritë e shtetasit Edison Frakulla dënuar më parë për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorës ka regjistruar procedimin pasuror me nr.01, në ngarkim të shtetasit Edison Frakulla

Edison Frakulla është arrestuar nga policia e Vlorës në datë 03/06/2006, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe është dënuar me 16 muaj burgim dhe 1 milion lekë gjobë.

Ndërkohë, në përfundim të verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi Edison Frakulla ka në pronësi dhe disponon pasuri që nuk justifikohen nga të ardhurat e ligjshme të realizuara ndër vite.

Duke qenë se për pasuritë e tij ekziston rreziku për humbjen, marrjen apo për transferimin e saj tek persona të tjerë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e këtyre pasurive, ajo janë sekuestruar nga autoritete.

Për rrjedhojë, është kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, sekuestrimi i pasurive, si më poshtë:

1. Pasuria nr.6/1 ZK 1012 Aliban Vlorë, vol 1 faqe 98 llojit tokë Arë me sip 2900 m2, blerë nga shtetasi E. F., shtetasit Dh.Q., etj, sipas kontratës nr 952 rep 436 kol datë 08.04.2015, për vlerën e 800.000 Lekë.

2. Pasuria nr 109/239+2-6, vol 46 fq 14, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 49.30 m2 dhe verandë me sip 21.8 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol, datë 22.02.2019, për vlerën e 49,690 Euro, regjistruar në emër të E. F.

3. Pasuria nr 109/239+2-5, vol 46 fq 13, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 81 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol datë 22.02.2019, për vlerën e 56,710 Euro, regjistruar në emër të E. F.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka pranuar kërkesën dhe ka vendosur masën e sekuestros mbi pasuritë e mësipërme.

Lidhur me zbatimin e vendimit të mësipërm është nxjerrë urdhri i ekzekutimit i cili është zbatuar nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore duke u vendosur pranë regjistrave kadastralë në ASHK lidhur me pasuritë e mësipërme.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI