Flash

"Granit Xhaka rrugaç..." Aktivistja Zana Avdiu debat me babain e futbollistit

Lapsi.al 5 December 2022
"Granit Xhaka rrugaç..." Aktivistja Zana Avdiu debat me babain

Aktivistja nga Kosova, Zana Avdiu shkoi kundër rrymës duke “sulmuar” Granit Xhakën për sjelljen në ndeshjen Zvicër-Serbi (3-2).

“Akti i Granit Xhakës, është për turp. Akt prej një rrugaçi. Dhe, fatkeqësia është, që asnjë nuk la pa e shpërndarë atë foto. Pra, zero nivel”, u shpreh Zana në lidhje me momentin kur kapiteni zviceran reagoi ndaj pankinës serbe me gjestin e tij.

Fjalët e Avdiut nuk janë pritur aspak mirë nga Ragip Xhaka, babai i lojtarit shqiptar të kombëtares helvete. Ky i fundit deklaroi se djali i tij nuk ka bërë asnjë akt rrugaçërie dhe asnjë gjest politik apo shovinist. “Nuk jam njeri i televizioneve dhe i kamerave. Jam njeri i sakrificës, i punës dhe i burgjeve.

Desha asaj zonjës, Zanës, t’i tregoj se kush jam. T’i vijë turp që i del kundër Shqiptarisë, ajo nuk e di çfarë është sporti dhe çfarë është krenaria. I kundërvihet një djali që është me gjak shqiptari, që na bën të gjithë shqiptarëve krenarë. I thotë Granitit rrugaç! Po më vjen keq si një femër shkruan këtë fjali.

Më së pari të ma tregojë fjalën rrugaç. Asnjë fjalë nuk e dëgjova për thirrjet e Serbisë… Familja Xhaka nuk është dorëzuar asnjëherë ndaj pushtuesve. Graniti nuk ka bo gjest politik, as shovinist, as asgjë. Atë gjest nuk e ka bo as me fye dhe as me sha askënd.

Është turpi i saj t’i mbrojë ato teza të Serbisë. Graniti i tregoi botës që këta na kanë dhunuar nënat dhe vajzat tona, ata kanë dhunuar mbi 20 mijë gra shqiptare. Ajo është rrugaçja, kërkoj falje për këto shprehje, por ajo duhet të ketë kujdes kur flet për familjen Xhaka”, deklaroi babai i Granitit.

Në fund një mesazh për Avdiun: “Kujdes shumë kur flet për familjen Xhaka, do përgjigjesh në çdo mënyrë për ato që shkruan. Por, pastaj do jetë shumë vonë… “

Të këshilluara

Berisha flet për akuzat në Primaret e PD

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur për akuzat e disa kandidatëve në Primaret për manipulime apo përcaktim të fituesit nga qendra. Berisha i ka hedhur posht...

21:39

Dalin fituesit e parë në Primaret e PD-së

Zef Hila është kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale në Vaun e Dejës. Deputeti Zef Hila ka marrë një shumicë prej 743 votash. Kandidati i dytë Ko...

19:00

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI