Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Nesër Samiti i BE-së, Berisha thirrje liderëve evropiane: Kujdes xhepat, kur t’i jepni dorën Ramës

Lapsi.al 5 December 2022
Nesër Samiti i BE-së, Berisha thirrje liderëve evropiane: Kujdes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ftoi të gjithë qytetarët t’i bashkohen nesër protestës së thirrur nga opozita, e cila do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ditë që përkon me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do zhvillohet në kryeqytetin tonë.

Në një konferencë për mediet, Berisha tha se Samiti është mbështetje e madhe për demokratët shqiptarë.

Protesta në të njëjtën ditë me Samitin do i japë mundësinë opozitës që t’i dëshmojë Europës se Shqipëria është nën pushtetin e një kryeministri që e “ka marrë karrigen mbi dhunimin e votës shqiptare dhe mbi drogën e trafiqet”.

Berisha tha se opozita do t’i tregojë Europës se shqiptarët janë në betejë me armikun më të egër të votës shqiptare, Edi Rama.  Ndër të tjera kreu i PD-së, e cilësoi kryeministrin hajdut, ndërsa këshilloi liderët europianë të tregojnë kujdes kur ti japin dorën Ramës, sepse “ai është hajdut”, tha Berisha.

“Unë e di, që ata që mblidhen nesër, sigurisht nuk mund të garantojnë votën tonë të lirë, por të paktën ta dinë se njeriu që kanë përballë, e ka karrigen e kalbur mbi votat e vjedhura të shqiptarëve. Unë e di se ata që mblidhen nesër, nuk mund të na shpëtojnë nga vjedhjet e fondeve publike dhe pasurive publike, por të paktën duhet ta dinë që kur t’i japin dorën atij, të kontrollojnë xhepat.

Ai është në fakt kryehajduti i shqiptarëve, i të gjitha kohërave. Unë e di që askush nuk do të vijë të na çlirojë ne nga narkoshteti, ne dhe vetëm ne do çlirohemi prej tij, por jetike është t’u dëshmojmë se njeriu që qëndron në tavolinë në emër të shqiptarëve, është një Noriegw me atlete të kuqe Adidas. Do të ishte e pafalshme nëse nuk do të ishim të gjithë në protestën më të madhe, më madhështore që Shqipëria ka njohur në historinë e saj”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI