Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Nesër Tirana e ‘blinduar’ për samitin, Berisha nuk tërhiqet nga protesta

Lapsi.al 5 December 2022
Nesër Tirana e ‘blinduar’ për samitin, Berisha nuk

Një ditë para mbajtjes në Tiranë të samitit të BE Ballkani-Perëndimor, kreu i PD i ka bërë të qartë se nuk do të tërhiqet nga protesta. Në një dalje për mediat, Berisha ftoi të gjithë qytetarët që ti bashkohen protestës për të mbrojtur vendin e tyre. Ai tha se nesër duhet të mbushen sheshet e kryeqytetit. Kjo sipas Berishës do të japë mesazh ndërkombëtarëve “se jemi në betejë me armikun e votës së shqiptare, Edi Rama”.

Kryedemokrati shtoi se Rama do të ulet nesër në samit si “hajduti i parë i Shqipërisë”.

Fjala e Berishës:

"Është një mbështetje e madhe për demokratët shqiptarë. Se është kjo parti që firmosi marrëveshjen e stabilizim asocimit, liberalizoi me sukses vizat, mori rekomandimin e statusit kandidat. Samiti përben mbeshtetjen me të madhe për aspirata, idealet demokratike të saj. Nesër ne populli opozitar do të mbush rruget dhe sheshet e Tiranë në një protesta të fuqishme. Pikërisht në mbrojtje të vlerave europiane, tmerresisht të rrezikuara dhe kercenuara nga Rama dhe regjimi i tij. Çdo shqiptar që e do këtë vend, që do lirinë, dinjitetin njerëzor, të ardhmen e tij dhe fëmijëve të tij dhe beson që kushti i të gjithë kushteve është vota e lire të bashkohet me ne ne shesh. T'i tregojmë lidershipit europian se ne jemi ne nje beteje me armikun e eger te votesse shqiptareve. Per ti deshmuar se njeriu qe perfaqëson Shqiperine e ka karrigen dhe pushtetin te ngritur mbi drogen, trafiqet, narkoshtetin që ka ndërtuar në Shqipëri, mbi vjedhjet e mëdha të paimagjinueshme për një vend europian."

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI