Flash

Parashikimi i motit këtë të hënë

Lapsi.al 5 December 2022
Parashikimi i motit këtë të hënë

Këtë të hënë, vendi ynë mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta. Ato pritet që herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta në zonat veriore dhe në skajin jugor të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, në ultësirën perëndimore do të ketë edhe intervale me kthjellime. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Territori i Kosovës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave për gjatë gjithë 24-orëshit. Por në intervale të shkurtra kohore parashikohet të ketë dhe shtim të vranësirave, të cilat do të sjellin reshje të pakta në zonat Perëndimore dhe Jugore.

Maqedonia e Veriut

MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme për gjatë gjithë të hënës në pothuajse gjithë vendin, ku do të ketë vranësira të shumta. Vranësirat do të zhvillohen duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin, por priten dhe reshje dëbore.

Rajoni dhe Evropa

Evropa Jugore do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Po ashtu në mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës do të jetë pjesërisht Evropa Qendrore dhe vendet Nordike, ku dhe reshjet e dëborës do të jenë më të shumta. Ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të jetë Evropa Lindore dhe Gadishulli Iberik.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI