Flash

Erzen Breçani tregon fjalët e të riut që goditi Berishën

Lapsi.al 6 December 2022
Erzen Breçani tregon fjalët e të riut që goditi

Ish-zyrtari i policisë Erzen Breçani ka dhënë detaje për sulmin ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Breçani ishte ai që ndaloi, por edhe e mbrojti 31-vjeçarin Gert Shehu nga goditjet e truprojave dhe mbështetësve të Berishës.

"Isha rreth 10 metra larg vendit të ngjarjes. Unë dëgjova që e goditën dhe u afrova. Falënderoj të gjithë ata që mu bindën dhe ndaluan së godituri. Ne reagojmë sepse na detyron profesioni. Edhe unë pata një goditje pa dashje. Vetë kordoni nuk kishte punonjës policie afër. Ne e morëm dhe e çuam në selinë e PD. Njoftuam sallën operative. Erdhi policia dhe e mori. I kërkova kishte dokument. Jo tha. Nuk kishte as telefon. Më tha emrin.

Ai tha vetëm: "Bëra atë që duhej bërë”. Nuk tha asnjë fjalë se kush e kishte sjellë. Nuk tha asgjë tjetër. “Bëra atë që duhej bërë dhe e bëra” – ishin fjalët e tij. Mu duk normal. Nuk mu duk si i çmendur. Po të kishte telefon do ia kishim mbajtur që të shihnim thirrjet. Nuk tha asnjë fjalë.

Kur erdhi policia nuk tha asnjë fjalë. E morën dhe ikën. Erdhën pak me vonesë sepse duhet të kishin ardhur më herët. Kemi parë kamerat e PD-së dhe ai ka qenë në oborr. Ai vinte vërdallë që më herët. Ka gjetur momentin e duhur kur Berisha po afrohej te gazetarët” –tha Breçani në Opinion. ©LAPSI.al

Të këshilluara

42 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 42 raste të reja me COVID nga 532 testime të kryera në total. Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashk...

18:38

Bordi i Ramës ul çmimin e naftës me 3 lekë

Bordi i Transparencës ka ulur me 3 lekë çmimin e naftës sipas vendimit të publikuar ditën e sotme.Çmimi i benzinës gjithashtu është ulur me 3 lekë, ndërsa gazi ...

20:23

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI