Flash

Incidenti i paralajmëruar/ Berisha qëllohet me grusht nga një person mes turmës

Lapsi.al 6 December 2022
Incidenti i paralajmëruar/ Berisha qëllohet me grusht nga një

Protesta e opozitës sapo kishte nisur këtë të martë, kur ndodhi incidenti i goditjes me grusht të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai ishte duke ecur nga selia e PD-së drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit, i rrethuar nga politikanë dhe truproja të shumtë, kur një person i është afruar nga krahu i djathtë dhe e qëllon menjëherë në fytyrë me grusht.

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/Goditet-Berisha-1.mp4"][/video]

Siç tregojnë pamjet, Berisha anohet nga forca goditëse në fytyrë dhe më pas bie mbrapsht, ndërsa personi i veshur me një bluzë të kuqe dhe blu, tërhiqet me dhunë nga turma.

Pamjet janë të rënda. I riu që më pas identifikohet si Gert Shehu, 31 vjeç nga Tepelena, tërhiqet zvarrë dhe masakrohet me shqelma dhe grushta nga turma. Shpëton falë ndërhyrjes së Erzen Breçanit dhe shoqërohet në komisariat.

Ndërsa Berisha shfaqet mes demokratëve i gjakosur në fytyrë. Nuk tërhiqet nga protesta, pavarësisht plagës hipën mbi podium dhe u bën thirrje demokratëve të vazhdojnë protestën.

“Uroj që prapa incidentit të sotëm të mos jesh ti. Më 12 Nëntor je shpallur armik. Uroj që mos jesh as ti as ndonjë nga levat e tu apo bastardet që ke. Për këtë që ka ndodhur sot do ti shkojmë deri në fund, por nuk është ky momenti” ishte mesazhi për Edi Ramën, i artikuluar nga Belind Këlliçi.

Ndërkohë, personi që goditi Berishën është shoqëruar në spitalin e Traumës. Nga raportimet e para të gazetarëve, mesohet se kur u pyet nga protestuesit se përse e goditi Berishën, ka nxjerrë disa fjalë të paqarta, se “ishte bindur për këtë gjë”.

Incidenti ka acaruar situatën, ndërsa ishte paralajmëruar më herët nga deputetë socialist të cilët gjithnjë kishin vënë në dyshim situatën e sigurisë në tubimin e demokratëve këtë të martë. Në nën tjetër, disa qindra metra më tej kërcehej vals. Edi Rama kishte organizuar një ambjent festiv për krerët e shteteve të Bashkimit Europian, të cilët qëndrojnë për disa orë në Tiranë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI