Flash

Kulisat e mediave/ Rama dhe Fuga heqin qafe Met-in e Topit

Lapsi.al 6 December 2022
Kulisat e mediave/ Rama dhe Fuga heqin qafe Met-in e Topit

Zakonisht, kur në Shqipëri vinin delegacione të një rëndësie të veçantë, publiku shqiptar ishte mësuar që pyetjen e parë 'të pafajshme", ta bënte gjithmonë gazetari i famshëm i Top Channel, Met Veliu. Por, të gjithë që kanë ndjekur këtë të martë pas samitit, konferencën e shtypit mes Ramës, Presidentes së BE-së Von der Leyen dhe Charles Michel kanë vërejtur me hidhërim se aty mungonte margaritari i kurorës, Muhamed Veliu. 

Lexo me tej:

Gazetari Enver Robelli nxjerr bllof lajmin manipulativ të Met Veliut për Ballkanin e hapur

Por, në fakt, asgjë s'duhet marrë si personale, as duhet të dyshohet se bindjet, idealet dhe pasionet e reporterit të zakonshëm të samiteve ndërkombëtare kanë ndryshuar. Por kleçka duhet gjetur gjetkë. Top Channel, që së fundi Rama e ka renditur mes mediave që vë gjoba për interesa të pronarëve nuk renditet më  midis atyre që iu jepen pyetjet e gatshme. Prandaj këtë radhë pyetjet u bënë nga i përhershmi TV KLAN dhe TV tjetër që sapo ka ndryshuar pronar e linjë editorale, ABC. Prandaj sot publiku pa pyetje të denja për gazetarët e afishuar pranë Partisë Komuniste kineze. Pse zgjodhët për këtë samit vendin tonë pro perendimor....apo kur do na hapni dyert e BE-së. Syrit dhe News 24 që s'ju jepet kurrë fjala, tani në listë iu është shtuar, për fatin e keq të Muhamed Veliut, edhe Top Channel.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Lulzim Basha i del në krah Berishës

Pas sulmit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar edhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili i ka shprehur solidaritet ndaj “kundërshtar...

15:44

Sulmi ndaj Berishës, reagon Edi Rama

Deklaratë e Kryeministrit Edi Rama: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi orga...

15:32

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI