Flash

Macron mbërrin në Tiranë, flet prerë para kamerave

Lapsi.al 6 December 2022
Macron mbërrin në Tiranë, flet prerë para kamerave

Presidenti Emanuele Macron ka dhënë një mesazh të fortë nga samiti i BE në Tiranë.

Ai zbardhi disa tema që do të diskutohen në këtë samit, siç është lufta në Ukrainë apo dhe çështja energjetike në BE.

“Kam thënë gjithmonë të njëjtën gjë që diskutimet gjithashtu dhe lufta në Ukrainë është çështjes sigurie për të gjithë rajonin. Ne kemi që në shkurt-mars duke punuar. Jam shumë i lumtur që jam në Shqipëri, falënderoj zotin Rama për këtë samit të BE dhe Ballkanin Perëndimor në një moment të rëndësishëm për në, në kuadër të presidencës çeke. Kemi projekte konkrete për të diskutuar, me rëndësi është që të kemi solidaritet përmes BE dhe Ballkanit perëndimor për energjinë dhe procesin e integrimit të kësaj pjesë në BE. Të punohet drejt solidaritetit. Do kemi mundësi këtu dhe së bashku dhe me kancelarin Scholz, që të diskutojmë. Ky debat është absurd. Roli i autoriteteve publike nuk është të qeverisen përmes frikës. Roli i ministrave është që të bëjnë punën e tyre në raport me energjinë. Kjo nuk është për të frikësuar njerëzit për skenarë absurde. Ndaluni ju lutem, jemi një vend i madh. Skenari i frikës nuk është për mua. Në një vend kaq me diell, duhet të jeni krenar që prisni BE.”, tha Macron.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI