Flash

Neymar-Messi-Mbappé show: në Katar është Botërori i PSG

Lapsi.al 6 December 2022
Neymar-Messi-Mbappé show: në Katar është Botërori i

Është Kupa e Botës e yjeve dhe ata më të ndritshmit luajnë të gjithë për PSG e Nasser Al-Khelaïfi. Jo rastësisht president i fondit të pasurisë sovrane të Autoritetit të Investimeve të Katarit. Pas shfaqjeve të shkëlqyera të Messi e Mbappé, Brazil-Kore e Jugut ishte nata e Neymar. Braziliani me rikuperimin e shpejtë përzuri fantazmat e vitit 2014 dhe e çoi skuadrën në çerekfinale. O'Ney u bë braziliani i tretë, me Ronaldo dhe Pele, që ka shënuar në tre Kupa Bote. E pikërisht ai gol me penallti e afron Neymar vetëm një hap larg O'Rey, 76 gola në kombëtare kundrejt 77 nga Pelé.

REKORDET E TRIDHËMBËSHIT TË PSG-së

Nata në të cilën Neymar i afrohet më të madhit, është edhe nata kur sulmuesi i PSG 'iu përgjigj' shokëve të tij të klubit. Të tre janë duke rishkruar historinë e futbollit, me paraqitjet e tyre të shkëlqyera në Katar.

Në ndeshjen e tij të njëmijtë, Lionel Messi kaloi Diego Armando Maradonën, për golat e shënuar në Kupën e Botës me Argjentinën. Pleshti ka shënuar 9, ndaj 8 të Pibe de Oro. Për më tepër ai e barazoi Maradonën në një seri statistikash të tjera të kampionatit botëror, që e afrojnë Pleshtin me legjendën e Dies. Për ta arritur vërtet atë, të gjithë argjentinasit tani po i kërkojnë një gjë: Kupën.

Të njëjtën Kupë që Kylian Mbappe e fitoi për herë të parë pa mbushur ende 20 vjeç. Ylli i Francës ka shënuar 9 gola në Kupën e Botës, duke barazuar Baggio, e kaluar CR7, pa qenë as 24 vjeç. Arritjet e shpejta të Mbappe janë një nga temat e mëdha të këtij Botërori që sjell sërish mitin e Pele. Mbappé mund të fitojë dy Kupa Bote në këtë moshë, ashtu siç bëri O'Rei.

Duket se ka një fije të mirë që lidh të dy fenomenet. Duket sikur futbolli ka gjetur më në fund trashëgimtarin e Mbretit. E ndërsa Kylian lutet për shëndetin e brazilianit, Pele e shikon atë në televizor nga një dhomë spitali. I njëjti nga i cili shpreson ta shohë Neymar t'i bashkohet në numrin e golave për Brazilin, në çerekfinale kundër Kroacisë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI