Flash

"Pa përgjigje nuk mund të rri, mos kemi iluzione", paralajmërimi i fortë i Berishës për Ramën

Lapsi.al 6 December 2022
"Pa përgjigje nuk mund të rri, mos kemi iluzione",

Pas incidentit të sotëm në bulevard ku e goditën me grusht, Sali Berisha ka bërë një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama.

"Pa përgjigje nuk mund të rri. Këtu të mos kemi iluzione. Do e merrni vesh. Nuk bëj sekrete unë, nuk jam si ai jo", deklaroi Sali Berisha pa dhënë shumë detaje. 

Gjatë konferencës për media ai tha se agresori ishte agjent i policisë kriminale dhe se gjithcka ishte pargatitur nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu. 31-vjecari Gert Shehu është arrestuar ndërkohë nga Policia e Shtetit.

Në disa media pranë qeverisë është publikuar një dokument që tregon se ai ka çrregullime. Të njëjtën tezë e ka mbështetur edhe nëna e tij gjatë një intervistë për Euronews Albania. Ajo ka thënë se djalin e ka të sëmurë dhe s'ka lidhje me politikën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lulzim Basha i del në krah Berishës

Pas sulmit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar edhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili i ka shprehur solidaritet ndaj “kundërshtar...

15:44

Sulmi ndaj Berishës, reagon Edi Rama

Deklaratë e Kryeministrit Edi Rama: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi orga...

15:32

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI